Rregullorja e re/ “Bojkoti parlamentar” tani do të paguhet rregullisht

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit prekin edhe fushën e bojkoteve parlamentare nga ana e grupimeve parlamentare.

Kjo çështje nuk u diskutua nga ana e deputetëve në Komisionin e Ligjeve, duke lënë të kuptohet se si maxhoranca, ashtu edhe opozita kanë rënë dakord për këtë nen.

Duke marrë për bazë praktikën e deritashme të bojkotit parlamentar nga grupime politike, si edhe për të mos rrezikuar djegien e mandateve të tyre, një ndër ndryshimet që është futur në Rregulloren e re të Kuvendit është edhe konsiderimi i bojkotit si veprimtari parlamentare.

Konkretisht, në nenin 40 të Rregullores është parashikuar të shtohet edhe një fjali, e cila përcakton se: “Veprimtari parlamentare, në kuptim të kësaj Rregulloreje, përbën edhe mospjesëmarrja e deputetëve në seanca plenare apo komisionet parlamentare, e cila vjen si rezultat i qëndrimit dhe vendimmarrjes politike të grupit parlamentar me akt të dokumentuar”.

Në këtë mënyrë, çdo deputet, i cili bojkoton punimet e Kuvendit si rezultat i një vendimi politik të grupit ku ai bën pjesë, do të mund të marrë shpërblimet financiare për shkak se me ndryshimin e parashikuar, bojkoti quhet si veprimtari parlamentare. Mbeten për t’u parë nëse do të ketë diskutime nga ana e deputetëve gjatë shqyrtimit nen për nen për këtë çështje.

Deri më tani, të paktën tre kryetarët e fundit të Kuvendeve, Topalli, Meta e Ruçi, i kanë ndaluar shpërblimet financiare për ligjvënësit në rastet kur ata kanë bojkotuar veprimtarinë parlamentare si vendim politik, duke çuar deputetët përpara dyerve të gjykatave për të paditur Kuvendin e për të rifituar pagat e munguara./ Panorama

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...