Lexim i nevojshëm për të gjithë ata që duan të reflektojnë për jetën,veten dhe tjetrin

Pendimi eshtë njëfare qortimi qe dikush i ben vetes nga qe ka lenë pa bèrë diçka të dobishme; por eshte e mira ajo qe duhet te bejë pjese tek e dobishmja dhe njeriu

moralisht me i lartë duhet ta vére në jetë ate; po askush qe ështe moralisht me i larte nuk mund të pendohet se ka lenë pa bere ndonjë kenaqësi: prandaj kenaqėsia nuk eshte gjithnjë diçka e dobishme dhe as e mire.Çfare eshte kjo në vetvete, ne strukturen e saj te veçante?

Cili eshte perberësi i saj substancial dhe material? Cili eshte perberësi i saj shkakor? Ç’ben ai ne botë? Sa kohë qendron?

Kur ta kesh të vështire te zgjohesh, kujto se ështe ne perputhje me perberjen tende dhe me natyren njerezore të bësh veprime qe kanë te bejne me te miren e perbashket,
ndersa te flesh éshtë diçka qe e bejne edhe qeniet e paarsyeshme; e ajo qe per secilin prej nesh eshtë ne perputhje me natyren ështe më me vend dhe na pershtatet me shume,eshtë edhe më e kendshme.

Zbato vazhdimisht e, nese eshtë e mundur, ne çdo perfytyrim, prirjen e natyrès, prirjen e jetes dhe dialektikén.
Cilindo te takosh, fillo menjehere t’i thuash vetes: Ç’parime ka ky njeri per te mirën dhe të keqen?” se nèse ka disa lloj parimesh per kenaqesině dhe dhi.mbjen e per shkaqet

njërës dhe tjetres, per popullaritetin dhe erresiren, pér vdekjen dhe jeten, nuk do më duket aspak e çuditshme apo e jashtezakonshme qe mund tè sillet ně njefare menyre dhe nuk do harrojë se është e pashmangshme qe ai te sillet ashtu.

Mos harro se, siç nuk ia vlen te çuditesh se pema e fikut prodhon fiq, ashtu nuk ia vlen te çuditesh se bota prodhon keto lloj gjerash; e mjeku dhe timonieri nuk ia vlen
te çuditen, i pari qe dikush të jete me grip, i dyti, qe është ngritur një ere e kundert.
Mos harro se eshtë njelloj shenje lirie si te ndryshosh mendje ashtu edhe të ndjekesh atë qe tě qorton. Ne te vertetě éshte veprimtari e jotja, qe zhvillohet ne perputhje me shtysen dhe arsyen tende e, veçanërisht, ne perputhje me intelektin tend.

Nese varet nga ty, perse e bën atěhere? Nēse varet nga te tjeret, me ke inatosesh? Me atomet apo me Zotin?
Ne te dy rastet eshtë çmenduri. Nuk duhet te inatosesh me askend. Ně te vertetë: nese mundesh qorto njeriun; nése nuk mundesh, qorto te paktën ate qe ka bere ai; nese nuk mund te besh as kètë, sa para ben te inatosesh? Nuk duhet te besh asgje qe nuk ka kuptim.

Ajo qe ka vdekur nuk del jashtë botes. Nese qendron ketu, po këtu shndërohet dhe shpërbëhet ne elementë të tjerë te cilet janë elementët e botës dhe të tute. Edhe ata
shndërrohen po nuk bejne ze.

Ashtu siç është burgu me pune te detyrueshme-vapë,djersě, zhul, letyre, tè gjitha gjera te péshtira , ashtu eshtë edhe çdo pjesé e jetés dhe çdo qellim.

Luçila varrosi Veron, pastaj vdiq edhe ajo, Sekonda varrosi Masimon, pastaj edhe ajo vdiq; Epitikani varrosi Diotimon, pastaj vdiq edhe ai, Antonini varrosi Faustin pastaj vdiq edhe ai. Keshtu ndodh gjithmone: Celeri varrosi Adrianon, pastaj vdiq edhe ai. Po ata njerez te zgjuar të medhenj ku janë? Per shembull njerezit e zgjuar si Karaçi, Dhimiter Platoniku, Eudemoni dhe gjithe te tjeret si ata? Gjithçka kalimtare, e vdekur prej kohësh: disa nuk janë kujtuar as per pak kohë, disa të tjerë janë shndërruar ne personazhe legjendare, e të tjerë akoma, tashme jane fshire edhe nga legjenda. Pra, mos harro ketë gjë: teresia jote do të humbase medoemos, fryma jote jetesore do te zhduket ose do të shtegtoje dhe do te vendoset gjetkë.

Qejfi i njeriut është të bëjë ate qe i pershtatet atij. E ajo qe i pershtatet njeriut eshte dashamiresia ndaj njerezve
te tjeré, neveria per ndryshimin e ndjenjave, shqyrtimi me imtësi i pèrfytyrimeve që kanë ngjarë, soditjen e natyrés se gjithésise dhe te asaj qe ndodh ne përputhje me te.

Tre lidhje: njera me boten e cila na permbledh ne,një tjetér me shkakun hyjnor nga i cili rrjedhin te gjitha ato që ndodhin, e treta me atë qe jeton prane neslh.

Dhimbja ose eshte e keqe per trupin – e atëhere le të jetë trupi ai qe ta shfaqe ate -, ose èshté e keqe per shpirtin; por shpirtit i lejohet të mbaje kthjelltésine dhe qetesiné e tij e te mos krijoje mendimin se béhet fale per nje te keqe. Ne te vertetë çdo arsyetim, çdo shtysë, çdo lakmi dhe neveri ndodhet brenda nesh e asnjë e keqe nuk depërton deri kétu.

Largoji perfytyrimet duke i thene vazhdimisht vetes: Varet nga une qe ne kete shpirt te mos kete asnjë ligesi,asnjë deshire, shkurt: asnjë turbullim; ndersa duke e pare
çdo gjë ashtu si është ne te vertetë, e perdor secilen sipas vleres qe ka”. Mos e harro kete aftesi.

Fol ne perputhje me natyren, ne keshillë dhe me cilindo të jesh: fol hijshëm e pa naze; perdor një gjuhe te çiltër.

Mbreteria e Augustit: grua, vajzë, niper, thjeshtra,motra, Agripa, te aferm, familjare, miq, Arjo, Meçenati,mjekë, te flijuar: te gjithë te vdekur, krejt mbreteria. Pastaj kalo tek të tjerat {…} jo vdekja e nje njeriu te vetëm, per
shembull vdekja e Pompejve. Merr parasysh edhe shprehjen qe gdhendet mbi pllakat e varreve: “I fundit nga fisi i tij”, mendo sa kane vuajtur paraardhësit e tij për te lënë nje
trashegimtar, ndersa me vonë, ne menyre te pashmangshme,vjen dikush qe eshtě i fundit. Persëri te gjithe të vdekur: edhe
ketu, nje familje e tere.

Duhet t’i besh gjerat me radhë në jetë dhe të kenaqesh qe çdo veprim te arrijé perfundimin e tij brenda mundesive : askush
nuk mund tě ndaloje qê ta arrish. “Por do te dale ndonjë pengesë e jashtme”. Sidoqoftë nuk do jeté asgje qe të ndalë një sjellje të drejtë, të matur dhe te arsyeshme,ndoshta do te ndalë ndonje veprim tjetër, por duke pranuar me qetesi vete pengesen dhe duke u pergatitur me deshirë të besh ate qé èshte e pranueshme vjen menjèhere nje tjeter qe do të bjerë në ujdi me veprimtarinë per te cilen po flasim.

Merr pa renë ne sy, lere pa kundershtuar.

Nese të ka rastisur ndonjëherë te shikosh një dorë të keputur tutje apo një kembë a një koke te dallueshme qe prehet diku, larg nga pjesa tjeter e trupit – e pra, keshtu bèhet, per aq sa varet nga ai, kush nuk do ate qe ndodh dhe zhduket nga gjithesia ose kush vepron ne kundershtim me te mirën perbashket. U perplase tutje, ne ndonjë qoshe,duke u veçuar nga ajo teresi qe eshte ne perputhje me natyrën:kishe lindur si pjese e saj dhe tani je perçare. Por gjeja me
madheshtore eshte kjo: ti mund te kthehesh persëri tek ajo
tërësi. Zoti nuk i ka lejuar asnje pjese tjeter pasi éshte ndare dhe përçarë, qé të kthehet dhe te bashkohet perseri. Vére re mirésine me te cilen ai ka dashur te nderojë njeriun:fllimisht i ka dhene atij fuqině qe tě mos ndahet nga gjithçka e atěhere kur ai ështé ndare qé te kthehet perseri pjesët e té njejtit trup dhe te marré perseri vendin e tij ne ate pjese.
Ashtu si kemi marrë nga natyra e qenieve te arsyeshme vetite e tjera te çdo qenieje te arsyeshme, ashtu kemi marre nga ajo edhe kete veti: në të njejten menyre me të cilën ajo përmbys gjithçka qe e pengon e i kundervihet dhe e kthen atë pèrseri ne rregulln e fatit madje e ben te jete
pjese e saj, po ashtu edhe qenia e arsyeshme mund ta béje lendě per veten çdo pengese dhe mund ta perdore ate per qëllimin, cilido qoftë ai ndaj të cilit e drejtonte shtysa.

Nuk duhet të të turbullojë përfytyrimi i një jete të tere. Mos ço ndër mend cilat vuajtje dhe sa te tilla, ne fund te fundit, tě eshtë dashur te durosh, por, kur te vijë çasti qe
te vuash, pyet veten çfare ka ketu per te mos e duruar dhe per te mos e perballuar. Do të te vijë zor të pranosh se mund te kete diçka te tille. E pastaj kujtoji vetes se nuk eshte e ardhmja e as e kaluara ajo qe të mundon, por eshtë gjithnje e tashmja. Kjo ama pakesohet shume nese ti e veçon mendjen tende ne kufijte e saj dhe nese e fajeson ate kur nuk eshte ne gjendje te perballojë një te tashme kaq te pambrojtur.

Mos valle Pantea apo Pergami ulen ende mbi varrin e Veros? Po Kabria apo Diotimi ulen valle mbi varrin e Adrianos? Ç’budallallek! E nese do te uleshin aty, mos
ndoshta Veroja dhe Adriani do ta kuptonin kete? E nese do ta kuptonin a do tě mund vall të gezoheshin per kétë? E nese do te gezoheshin lulëzimi i tyre a do te bëhej vallë i
pavdekshem? Nuk ështe e shkruar qe edhe keta te plakeshin një here pastaj tě vdisnin? E pastaj kur keta te kishin vdekur, çfare duhej te benin te Zoti i tyre?

E githa kio eshte duhme dhe giak i qelbur ne nje thes : nëse ke shikim të mprehte, perdore ate.
Duke arsyetuar siç thonë me te diturit..”,
Nuk shikoj ne perberien e qenies se arsyeshme nje virtyt qé të ngrihet kunder drejtesise, ndérsa kunder kénaqésise shikoj
te ngrihet vetëpërmbajtja.

Nese e ndal mendimin tend ne lidhje me ate qe duket se te trishton, atëhere vetë ke dale ne nje giendje me te mbrojtur. “Ti vetè: kush?”. Arsyeja. “Po une nuk jam
arsyeja”. Ne rregull: atèhere éshte arsyeja ajo qe nuk duhet te trishtojë veten. E nése nje pjese tjetër e jotja vuan, i takon
kesaj te krijoje nje mendim per veten.

Тё çosh drejt nje rruge te gabuar ndjesine eshte nje e keqe e natyrès kafshèrore; te çosh drejt një rruge te gabuar shtysen èshtë, pèrsèri, nje e keqe, e natyres kafsherore. Po
ashtu, ka diçka tjetër qe pengon dhe demton përberjen bimore. Keshtu, pra, te çosh drejt nje rruge të gabuar intelektin èshtë nje e keqe e natyres mendore. Zhvendosi të gjitha kêto tek vetja. Te béjnë përshtypje dhimbja, kénaqésia?Do te merret ndjesia me to. I ka dale një pengesë shtyses tende? Nese shtysa jote nuk ka kufizime atëhere flitet per një të keqe që te godet ty si qenie e arsyeshme qe je ; por nese kap konceptin e përgjithshëm atëhere ende nuk te kane dëmtuar e as penguar. Por, askush tjetër, nuk guxon te pengojë veprimet qe kane te bejne me intelektin, ngaqe ky nuk mund tè fshiket nga zjarri, nga hekuri, nga shtypësi,
nga shpifja, nga çfaredolloj gieje: kur behet “nje sferë krejtesisht e rrumbullaket” intelekti mbetet i tille.

Nuk eshte e drejte qe une te trishtoj veten time: né té vërtetë nuk kam trishtuar ndonjëhere me dashje, askénd,

Kush gezohet per kete kush per atë, unë gezohem nese parimi im drejtues eshtë i drejtë, nese nuk ndjen neveri per asnjë qenie njerëzore dhe për asgjë nga ato qe i ndodhin
qenieve njerëzore, por shikon gjithçka me sy të mirė, pranon gjithçka, e çdo gjë e perdor sipas vleres qe ajo ka.

Kete kohë qe ke tani perkushtoja vetes. Kush
deshiron te ndjeke një emer neper afishe nuk llogarit se afishet do te jenë te tjerë njerez me të njejtin tip si ata qe janë tani, te
cilet ai nuk i duron dot; edhe afishet janë të vdekshme. Pra,ç’të duhet ty nese në një të ardhme ata do të shoqerojne emrin tënd me shprehje te caktuara apo do të kene nje mendim te caktuar per ty?

Me merr e me hidh tutje. Atje, ne te vertete, do ta mbaj djalin tim te qete, domethënë te kenaqur qe ka një prirje dhe nje veprimtari ne perputhje me ate që i shkon per shtat perberjes se tij. Vlera e kesaj giëje mos eshtë ndoshta e tille qe per shkak te saj shpirti im duhet të turbullohet dhe te béhet më i keq, duke e leshuar veten, duke deshiruar fort,duke u mposhtur edhe ai, duke u trembur? Po çfare tjeter do te gjesh qe te kete kaq shume vlere?

Asnjë njeriu nuk mund t’i ndodhè nje ngjarje qe nuk është e lidhur me gjendjen e njeriut, as kaut diçka qé nuk lidhet me gjendjen e kaut, as hardhise ajo qe nuk lidhet me gjendjen e hardhise, as gurit ajo qe nuk ka te beje me gurin.Pra nese çdo qenieje i ndodh ajo qe eshtë e zakontě dhe e natyrshme, perse duhet të acarohesh? Natyra perbashkët,ně të vertetë, nuk të ka sjelle asgje te padurueshme.

Nëse vuan per diçka qě nuk ka te bëjë me ty nuk eshte kjo ajo qe te shqeteson, por giykimi yt per te. Eshtë ne doren tende ta largosh menjëherë kete gjykim. Nese perkundrazi vuan per diçka që ka te béje me vullnetin tend te brendshëm, kush mund te te pengojë te ndryshosh mendimin tend? Po keshtu edhe nese vuan se nuk ben diçka qe te duket e drejtë, perse nuk e ben ateherë, ne vend qe të vuash?
“Po ka një pengesë e cila ështe me e fortë se unë”. Atèhere mos vuaj: nuk eshtë faji yt nese ti nuk ben dot ate qe do.
“Po nuk ia vlen te jetoj nèse nuk mund ta bej kêtë veprim”. Ateherë, largohu nga kjo jetë i vendosur, ashtu siç vdes ai qe e ka mundesine ta bëjë kete veprim, e njěkohësisht i qetě ndaj asaj qe te pengon.

Kujto qe parimi drejtues behet i pamposhtshëm kur perqendrohet në vetvete dhe eshtë i kenaqur qe nuk beri ate që nuk do, edhe nëse nuk ka të drejtë te ngrejë krye. Çtë thuash pastaj kur gjykon diçka me shumë kujdes? Prandaj mendja e lire nga epshet ështe si nje fortesë ne nje vend te thikte : njeriu, ne te vërtetë, nuk ka asgjë me të qendrueshme tek e cila mund te strehohet per t’u berë përgjithnje i pakapshem. Kush nuk e ka pare kete keshtijelle èshtë i pagdhendur, kush e ka pare dhe nuk gjen strehë ne te eshte
fatkeq.

Mos i thuaj vetes asgje me shume se ato qe te kumtojne perfytyrimet e çastit. Te ka renë ne vesh se dikush flet keq per ty. Te ka rene ne vesh kjo, nuk eshte se ke pesuar ndonjë dem. Shikoj se femija eshtë i semure. Shikoj kete,nuk shikoj se femija eshte ne rrezik. Keshtu mbetesh giithnje ne perfytyrimet e para, pa shtuar asgjë nga brendesia jote
dhe nuk do te te ndodhë asgje; ose me mirë shtoje po deshe,por si dikush që di të njohe çdo dukuri qe ndodh ne botë.

Nje kastravec i hidhur? Hidhe. Peme lisi ne rruge? Shmangi. Mjafton me kaq, mos shto: “Po perse ndodhin keto gjera në botë?”, perndryshe do te te shpotitin ata qe kane pervojë në shkencen e natyres, siç do te tallej me ty një zdrukthtar dhe një kepucar nese ti do te kishe diçka per te kundershtuar se ne punishten e tyre pe bujashka dhe copa nga ajo qe po ndertojnë.

Megjithate ata kanë te pakten se ku t’i hedhin: ndersa natyra e gjithësisë nuk ka asgjë jashtë saj dhe vepra e mrekullueshme e mjeshterisë se saj qendron nenfaktin se pasi eshte kufizuar shnderron ne vetvete gjithçka qe ne brendësi duket se prishet, vjeterohet dhe behet i padobishem, e nga vete ky material nxjerr prodhime te reja,ně menyré qé te mos ketë nevojë te nxjerrè nga jashte lendé edhe te mos kerkoje nje vend se ku te çojë lenden e perdorur.

Pra, i mjafton hapesira qe ka, lenda e saj dhe zanati qe i shkon për shtat.
Mos ji i shkujdesur ne veprimet qe ben as i hutuar, mos humb në perfytyrime; mos u terhiq plotěsisht,mos shko as në skajin e kundert, pra, te dalesh jashtë shpirit tend; mos hiq dorë ne jete nga koha e lire.

Vrąsin, ndajnë më katërsh, s’lene gje pa thene me mallkime: por si mund ta pengojne mendjen te gjitha kêto që te qëndrojë e pastèr, e kthjellet, e urtë, e drejtë? Do ishte qe njesoj sikur dikush të ndalej në nje burim me uje te kulluar e te pastër dhe ta shante: burimi, natyrisht, nuk pushon se
rrjedhuri ujin e tij te kthjellet, madje edhe nese ai i hedh brenda ca baltë dhe bajga, burimi do t’i shpërndaje menjehere ato e do t’i marre me vete dhe nuk do te mbetet aspak i ndotur. Si mund te kesh, pra, brenda vetes nje burim te perjetshëm? Nëse do vazhdosh te jesh ne çdo çast i lire,
dashamirés, i thjeshtë dhe i matur.

Kush nuk di se ka bote, nuk di ku ndodhet as
vetě. E kush nuk di per ç’arsye ekziston bota, nuk di as cili eshte vetë e cila eshtë bota. Kush nuk ka marre parasysh edhe vetëm një nga keto pika nuk mund te thotë
as pěr ç’arsye jeton ai vete. Kush te duket, pra, ai që {…} lavdinë e atyre qe duartrokasin, te cilët nuk dine as se ku janë dhe kush janë?

Ti do qe te te lavdërojë nje njeri i cili mallkon veten e tij ? Do qe ti pëlqesh njě njeriu i cili nuk pelqen veten e tij? A mund ta pelqeje veten dikush qe pendohet pothuajse per gjithçka qe ben?

Mos e kufizo veten per te marre fryme bashké me ajrin qe na rrethon: tashmë duhet edhe te mendosh bashké me intelektin qe kupton dhe rrethon çdo gje. Aftesia per te arsyetuar, ne te vërtetë, ështe e pérhapur kudo dhe depërton ai qe eshtë i zoti të marrë prej saj, ashtu si ajri deperton
tek ai qe mund ta thithë ate.

Duke folur në përgjithësi ,ligësia nuk e ëmton aspak boten dhe ligesia vetjake nuk i demton ne asnje menyre te tjeret, por eshtë e dëmshme vetëm per ate qe e ka edhe mundësinë ta largoje ate, kur te doje.

Sipas aftesise sime per te shprehur zgjedhjen etike kryesore, e njëjta aftesi qe e ka edhe dikush tjeter eshte po aq mosperfillese sa ç’është fryma e tij e mjerë jetësore dhe trupi i tij i mjerë. Në të vertete, edhe pse jetojmë, aq sa te mundemi, per njëri – tjetrin, prape se prape parimet tona
drejtuese kanë secila pavaresině e tyre: se perndryshe do perfundonte qe ligesia e tjetrit do ishte e liga ime, ate qe Zoti nuk e ka dashur, per te mos lejuar qe te tjeret te kishin mundësi te me benin te lumtur.

Drita e diellit duket sikur është e perhapur – e ne te vertete éshtě e shperndarë: kjo shpërndarje, ne te vertetë, èshtë nje
tejshtririe. Prandaj vezullimet e saj quhen rreze, sepse ato ndriçojně. Mund té shikosh se si eshté e përbere nje rreze nese vězhgon driten e diellit te depërtojé ne nje dhomé te
errět népermjet nje te çare te ngushtë: shtrihet drejt perpara dhe ne njefare menyre mbeshtetet mbi çfarëdolloj objekti të qëndrueshèm qe i del përpara duke penguar ajrin qé ndodhet pertej vetë sendit; ketu rrezja ndalet dhe nuk rèshqet as nuk bie. E pra, keshtu duhet te rrjedhe dhe te pérhapet mendimi: tè mos pêrhapet, por te shpërndahet dhe tè mos ndeshë në një pérplasje të furishme dhe shperthyese
me pengesat qe i dalin, e as te bjerê, por te ndalë dhe te ndriçojë objektin tek i cili shkon. Do te jetë sendi i cili nuk e pasqyron driten e tij ai qe do te mbetet pa te.

Kush trembet nga vdekja, trembet ose nga
pandjeshmeria ose nga një ndjeshmeri e ndryshme. Por nese nuk do te kesh më ndjeshmeri, nuk do te ndjesh as ndonjë te
keqe; nëse do të kesh një ndjeshmëri të ndryshme, do te jesh nje qenie e ndryshme dhe nuk do te pushosh se jetuari.

Njerezit jetojne per njeri tjetrin: prandaj mesoji ata ose duroji.

Ndryshe ësht levizja e shigjetes, ndryshe lévizja e intelektit; megjithatë intelekti, kur ecen me kujdes dhe kur perqéndrohet ne vlerësimin e tij, shkon drejt e tek shënjestra
po asht

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...