‘Ah Ibrahim Rugova, hallallin s’ta jap, ike na le shùk, e çelsin me vedi e more’

Nga Frederik Ndoci /
Çelsi nalt n’parajse apo ne ferrin ton’

Ah Ibrahim Rugova
Hallallin s’ta jap
Ike na le shùk, e çelsin me vedi e more,
N’Parajs, Zotit n’dor ia çove
Çelsin aq sekret
T’Kosovës
K’saj nuse t’hijshme,
Qe kaq koh’ nën duvak, e ke lán

Nuk po mujn burrat e vet,
Qysh prej hikjes tânde
Me ja ngrejt pak duvakun
Me ja zblue ftyren e Saj t’pa plakun,
E me ia tregue botes at fytyren engjellore
E shpirtin e vertet
Nga rrjedh e fshehun
Legjenda e krijimit t’rràjve t’Europës

Çilësi i t’vërtetës
Gropos’ me dhunë e me qëllim
M’duket n’prehèn t’Zotit rrín
Kodin e kopjes djajt tan’
Fshehun mbi tok’ e mbàjn’
Greqia, Vatikani e Turqia
T’përbetumit anmiq shekullor
Që kurr’ me dishir’ s’kan me na e dhán
Që jo mâ shum’ se tash 2700 vjet

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...