VIJNË NË SHKODËR “TRE KECAT DHE UJKU”

295

Në teatrin “Migjeni” së shpejti do të vihet në skenë shfaqja “Tre kecat dhe ujku”. Kjo Shfaqje vjen e vendosur në skenë me tekst dhe regji të Shegushe Bebeti.

 

 

Dekori dhe kukullat nga Merita Smaja, muzika nga Sokol Marsi dhe në interpretim do të jenë aktorët Merita Smaja, Drande Xhaj, Valentina Plishta, Granit Halili, Astrit Fani.

 

 

Regjisorja Shegushe Bebeti që mban edhe titullin “Mjeshtër i madh” në lidhje më këtë premier shprehet se kjo është një shaqje e këndshme dhe e thjeshtë për fëmijët të moshës nga 4 deri në 15 vjeç.

 

 


Në prononcimin e saj për media Bebeti tregon edhe detaj sa i përket realizimit të kësaj shfaqjeje të teatrit të kukullave.

 

 


Përralla “Tre kecat dhe ujku” është nja nga përrallat klasike shqiptare e cila njihet gjërësisht nga të gjithë. Për mjeshtren e madhe dëshira e saj është rikthimi i këtyre shfaqjeve teatrale me kukulla në një traditë siç ka qënë edhe më përpara

 

 

pasi sipas Bebetit fëmijët duhet që të edukohen me artin që në moshë të vogël. Regjisorja Bebeti shpreson që shfaqja të vendoset në skenë para datës 15 shkurt

 

 

por nuk dihet sa do të zgjas kjo shfaqje pas nuk është vendosur për një program të caktuar në lidhje me këtë pjesë.