“Jeta shumë e gjatë, ma.llkim nga Perëndia”! Gruaja 129 vjeçe ndërron jetë, mesazhi që la pas

Ndërron jetë gruaja që besohej zyrtarisht se ishte më e vjetra që kishte jetuar ndonjëherë në Rusi.

Koku Istambulova, një e mbijetuar nga represioni i Stalinit kundër popullit çeçen, në qershor pritej që të bëhej 130 vjeçe.

Koku ishte më e vjetër se një grua e shënuar në Librin e Rekordeve të Rusisë, e cila ndërroi jetë muajin e shkuar, ku thuhej se ishte 128 vjeçe.

Koku pushtoi titujt e gazetave vitin e kaluar, kur tha se kishte kaluar vetëm një ditë të lumtur gjatë jetës së saj të gjatë – kur hyri në shtëpinë e ndërtuar prej saj në atdhe me shkopinj dhe baltë.

Nipi i saj Iliyas Abubakarov tha se e moshuara i mbylli sytë më 27 janar 2019, gjatë një darke të zakonshme në shtëpinë e saj në një fshat të Çeçenisë.

“Ajo ishte duke bërë shaka, duke folur dhe papritur nuk u ndje mirë.

U ankua për dhim.bje në gjoks.

Thirrëm mjekun që na tha se i kishte rënë tensioni.

Ata i bënë disa injeksione, por nuk arritën që ta shpëtojnë.

Ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Është var.rosur në fshatin e saj në Bratskoe ”, tha ai.

Koku Istambulova ishte 129 vjeçe sipas pasaportës së saj ruse, që tregojnë datën e lindjes së saj më 1 qershor 1889.

Një vit më parë Koku dha një dëshmi tronditëse, ku foli emocionalisht për ditën e tmer.rshme kur populli i saj çeçen u deportuar masivisht nga Stalini në stepat e Kazakistanit pothuajse 75 vjet më parë.

“Jetëgjatësia ime është një ndësh.kim dhe jo një dhuratë nga Zoti”

Istambulova, e cila nuk e ka ngrënë mishin, por e do qumështin e fermentuar, besonte se është “vullneti i perëndisë” që do të jetojë për të parë 129 vjetorin e saj muajin e ardhshëm. Kështu tha vjet dhe në fakt, jetoi… Në Qershor, do të mbushte 130 vjec.

Pretendimi se Istambulova është rreth 129 vjeç bazohet në dokumentin e saj, të lëshuar më 1 qershor të vitit 1889, raporton “DailyMail”.

Nëse kjo datë është e saktë, Istambulova i ka pasur 27 vite kur ishte rrëzuar cari Nicholasi II dhe ardhjen e revolucionit rus, 55 vjeç kur kishte përfunduar Lu.fta e Dytë Botërore, dhe 102 vjeç kur kishte kapitulluar Bashkimi Sovjetik.

Gjatë lu.ftës ajo kujton ‘tanket e frikshme’ naziste gjermane që kaluan shtëpinë e familjes së saj në një fshat në Çeçeni.

Ajo dhe familja e saj ishte deportuar në hyrje të Kazakhistanit dhe Siberisë ku ishin akuzuar si bashkëpunëtorë të nazistëve nga Stalini.

E pyetur nga gazetarët, se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo pati deklaruar “Ishte vullneti i zotit.

Nuk bëra asgjë për të jetuar kaq gjatë”.

Unë shoh njerëz (që jetojnë gjatë) duke bërë sport, duke ngrënë diçka të veçantë, duke e mbajtur vetën të shëndetshëm, por nuk kam asnjë ide se si kam jetuar deri tani.

Jam e lodhur. Jetëgjatësia nuk është aspak një dhuratë nga perëndia për mua – por është një ndë.shkim për mua”.

Ajo gjatë jetës së saj, humbi shumë fëmijë, përfshirë edhe djalin e saj gjashtë vjeçar.

Zyrtarët rusë thonë se dokumentet e saj janë humbur të gjitha gjatë lu.ftës së dytë çeçene nga viti 1999 deri në vitin 2009.

Jeta më e vjetër e dokumentuar për jetëgjatsinë është e Jeanne Clement nga Franca, e cila kishte jetuar për 122 vite, 164 ditë, por ajo kishte vde.kur në vitin 1997.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...