“Piktori mashtrues”, një gazetar i infiltruar i emisionit në Vizion Plus: “Ja pse e bëmë”

Pak ditë më parë, Edlir Reka u kthye në një personazh pas deklaratave të pavërteta që ai bëri tek “Rudina” dhe “Ftesë në 5”.

Ai u prezantua si një piktor me famë botërore, por u quajt si mashtrues dhe u zbulua nga komentuesit në faqen e Rudina Magjistarit në Instagram.

Por sapo kjo ngjarje kaloi paksa, Edliri ka vendosur të zbulojë të vërtetën, ku ka treguar se ka qenë një i inflirtuar i emisionit By Pass Shoë në vizion Plus. Këtë gjë e ka bërë në bashkëpunim me stafin e emisionit për të demaskuar gazetarinë dhe për të treguar se gazetarët nuk marrin informacion për personazhet që ftojnë.

Mbrëmjen e djeshme është diskutuar për këtë çështje në Bypass show dhe më pas Edliri ka bërë disa postime në Instagram ku shkruan:

“Shkova unë?! Jo!
Më ftuan?! Po!
Mashtrova?! Jo!
Aktrova?! Po!
Pse?!
Ishte viti i kaluar kur unë mora guximin që të bëja këtë gjë.

BypassShow në Vizon Plus më sygjeruan që të isha i infiltruari i tyre, duke u treguar të tjerëve nga Instagrami im, se isha një artist me famë botërore. Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur.
Ku është gabimi këtu? Gjithsesi, pse e bëmë këtë gjë? Stafi i Bay Pass e bëri për të treguar se sa përtokë është gazetaria Shqiptare.

E arritën që ta tregonim këtë gjë? Po!
Çfarë më bën mua? Mashtrues!
“U demaskova” nga ata që ne si staf të Bypass po demaskonim.
Une aktrova, atë që më ishte caktuar.
Dhe e arrita.

Gazetaria bazohej vetëm tek fjalët e një 20 vjeçari që po aktronte dhe nuk verifikuan asgjë. Ku është gabimi ynë këtu? Asgjëkundi. Përsëri i shtruan publikut shqiptar një tryezë me ushqim të kalbur.
Vetëm gënjeshtër pas gënjeshtre.
Unë dhe stafi i Bypass Show ia arritëm qëllimit!

Kryeministri Edi Rama tha : “Jeni një kazan mediatik”U vërtetua!”- ka shkruajtur ai përbri videos në Instagram, ku dhe është treguar se ai në të vërtetë nuk është piktor por thjesht një gazetar i inflirtuar, pra situata qenka më e komplikuar seç e kishim menduar

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...