Drejtori i “kazanit”, Zëri i Amerikës i përgjigjet Edi Ramës

Kryeministri nuk u përmbajt sërish ndaj Zërit të Amerikës, tani që publikoi përgjimet e delfinit të tij të votave të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai nuk nguroi ta quante kazan median zyrtare të Departamentit të shtetit, sepse publikoi përgjimet e Gjushit me eksponentë të grupit të strukturuar kriminal të Shijakut.

Drejtori i seksionit të Euro-Azisë në VOA, Elez Biberaj i përgjigjet kështu këtyre akuzave në gazetën “Shekulli”:

“Shërbimi shqiptar i “Zërit të Amerikës”, ka ofruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme për zhvillimet në Shqipëri dhe unë qëndroj plotësisht pas integritetit dhe gjykimit të këtyre lajmeve.

Shërbimi shqiptar, me krenari vazhdon misionin e Zërit të Amerikës për të prodhuar gazetari me vlerë të jashtëzakonshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë si dhe fuqizimin e audiencës

së saj me lajme dhe informacione të sakta, objektive të balancuara, në mënyrë që ata të mund të marrin vendime për të informuar.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...