BBC me reportazh special për alpinisten shqiptare

264

“Gruaja që pushtoi Everestin” është një nga storiet që është realizuar së fundmi në BBC, kushtuar alpinistes shqiptare, Arineta Mula.

- PUBLICITET -

Në këtë storie rrëfehen jeta, sfidat e sukseset e Arineta Mulës, qysh nga jeta e saj në Pejë e deri tek ngjitja në majat më të larta të botës.

“Arineta Mula, 30 vjeçare, ka lindur në Pejë, qytet në shtetin e vogël e të izoluar të Kosovës. Fëmijërinë e kaloi në një periudhës së luftës e të pasigurisë”, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Mula ka rrëfyer për BBC se asnjëherë nuk e kishte menduar që do të merrej me aplinizëm, e aq më pak të pushtonte majat botërore. Shpërngulja nga Peja në Prishtinë ishte hapi i parë drejtë ndryshimit të jetës së saj, raporton KosovaPress.

“Shëprngulja nga Peja në Prishtinë më ndryshoi mënyrën e jetesës, më dha mundësi për të ndryshuar, aty nisa një punë, bëra miq të rinj, krijova kontakte dhe mendoj se në fund e zbulova pasionin dhe dashurinë time për hiking dhe ngjitje”, ka rrëfyer Mula.

Ajo ka rrëfyer edhe për situatën e grave në Kosovë, teksa ka treguar se cila grua e motivon.

“Kur vie fjala te gratë, natyrisht që gruaja e parë që më kujtohet është nëna ime. Ajo ka pasur shumë vështirësi në jetën e saj, dhe duke e parë atë se në çka ka kaluar, mund të them se sot gratë në Kosovë kanë një pozitë shumë më të mirë. Ne kemi më shumë të drejta, po luftojmë për ëndrrat tona, sot ne mund t’i bëjmë gjërat që duam”, ka thënë Mula për BBC.

Në storien për BBC, Mula ka rrëfyer edhe vështirësitë që ka hasur gjatë ngjitjeve, teksa ka thënë se këto përvoja e kanë bërë edhe më të fortë.

“Ndihem shumë mirë që e kam gjetur një forcë të brendshme për të vazhduar tutje, edhe në momentet më të vështira që ishin sikur të mbesje pa oksigjen në 8600 metra lartësi, apo të lëshohesha poshtë e vetme. Ndihem më e fortë, ndihem vetja dhe me të vërtetë besoj se gratë mund të bëjnë shumë më shumë se që mendojnë”, ka thënë Mula.

Në nëntor të vitit 2017, Arineta Mula u ngjitë në majën e malit Everest, që konsiderohet si mali më i lartë në botë.

- PUBLICITET -