Rama mu tha studenteve se do humbasin vitin, Basha: Ska shans te ndodhi kjo gje

295

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarët e Fierit dhe fermerët e fshatit Frakull.

Basha u tha studentëve që nuk ka shans asnjë njeri që t’jua djegë vitin akademik.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar, që ka e do të ketë vetëm një përfundim: çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia,

çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kthimin e Shqipërisë tek zotët e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetarët e lirë shqiptarë, qytetarët e lirë të Fierit dhe të të gjithë Shqipërisë.”- theksoi ai.

Kreu i PD-së u tha fermerëve se zgjidhja e PD-së për fshatin është dedikimi i 100 milionë dollarëve në vit për subvencione të drejtëpërdrejta.

Ai shtoi se 50 milionë dollarë do të shkojnë për infrastrukturë, ndërsa 100 milionë do u jepen fermerëve në mënyrë që të nxirret fitim nga bujqësia.

“Sektori i bujqësisë është një sektor, i cili nuk mund të mbijetojë pa subvencione. Zgjidhja jonë për fshatin është që të dedikojmë 100 milionë usd në vit për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët, në mënyrë që edhe ju të nxirrni fitimin e punës suaj,

edhe prodhimet tuaja të arrijnë tek konsumatori me një çmim të arsyeshëm. Pra, 50 milionë usd do të shkojnë për infrastrukturën, 100 milionë usd do të jepen si subvencione të drejtpërdrejta.”-u shpreh kryedemokrati.

Takimet e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me banorët e Fierit dhe fermerët në Frakull:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi qytetarët në qarkun e Fierit t’I bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë për t’i dhënë fund braktisjes nga qeveria. Të gjithë tregtarët që Basha takoi brenda dyqaneve të tyre pohuan se situata ekonomike është përkeqësuar.

Vetëm 1 shitje kam bërë”- u shpreh një tregtar. Një grua me një dyqan prej 20 vjetësh tha se nuk kishte shitur asgjë, ndërsa një tjetër, edhe ai me një biznes të vogël, tregoi se nga rënia e të ardhurave, nga futja në skemën e tvsh-së dhe rritja e taksave, nuk ble dot as ilaçet.

Kryetari Basha u tha qytetarëve se ka ende shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë së gjithësecilit dhe se plani I Partisë Demokratike e bën të mundur këtë.

“Me një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, vende pune me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i Partisë Demokratike, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht e mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe u fryn borive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës. “ – u shpreh Basha.

Nga Fieri, Lulzim Basha dha edhe një mesazh për studentët, të cilët janë nën kërcënimin e kryeministrit për të humbur vitin akademik.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar, që ka e do të ketë vetëm një përfundim:

çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kthimin e Shqipërisë tek zotët e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetarët e lirë shqiptarë, qytetarët e lirë të Fierit dhe të të gjithë Shqipërisë.”- theksoi Basha.

Kreu i opozitës shprehu besimin se rasti më i mirë për t’i dhënë vendit një mundësi të re është më 16 shkurt, me protestën e opozitës në Tiranë.

“Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi, janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet. Ne ju ftojmë me 16 shkurt të vini të gjithë në Tiranë dhe t’ja hedhim në Lanë këto armë, bashkë me propagandën,

në mënyrë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, të rindezim motorët e mirëqenies, përmes lirive, mundësive dhe punësimit, që do t’i bëjmë realitet me planin tonë ekonomik.” – tha Basha në Fier.