Në thesin e patateve gjendet një granatë e Luftës së Parë Botërore

Policia e Hong-Kongut ka njoftuar se e ka gjetur një granatë dore të prodhimit gjerman në një dërgesë të patateve që ishte nisur nga Franca dhe destinacion të fundit kishte një fabrikë të çipsave.

Granata është tetë centimetra e gjerë dhe ka qenë e kurdisur, por nuk ka shpërthyer për arsye të panjohura. Ajo u gjet në fabrikën “Calbee” që ndodhet në rajonin lindor të Sai Kungut. Granata u shpërthye me sukses nga ekipet e specializuara të policisë.

“Të gjitha informacionet na tregojnë se granata është importuar nga Franca bashkë me thasët e patateve”, tha Wong Ho-hon, zëdhënës i policisë së Hong Kongut. Ai tha se ky mjet është shpërthyer përmes teknikës me ujë me shtpypje të lartë.

Besohet që granata është vendosur aksidentalisht në thesin e patateve, të cilat janë nxjerrë nga toka e Francës.

Vitin e kaluar, mijëra banorë ishin detyruar të zhvendosen në një zonë të ngarkuar tregtare të Hong Kongut pasi policia e kishte shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një bomë të Luftës së Dytë Botërore, shkruan “BBC”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...