‘Jam i lumtur që do e shkruaj unë historinë’! Papa Françesku vizitë sot në ‘Botën Islamike’

Papa Françesku niset sot për në Emiratet e Bashkuara Arabe, e para vizitë papale në gadishullin arab.

Ai është ftuar nga Princi i Kurorës i Abu Dhabit, Sheikh Mohammed Bin Zayed al-Nahyan për të marrë pjesë në një konferencë fetare. Në vizitën e tij të rëndësishme,

Papa pritet të mbajë një meshë ku mendohet të mblidhen rreth 120 mijë njerëz. Papa Françesku ka bërë shpesh thirrje që të shmanget konflikti tragjik në Jemen, me humbje jetë njerëzish.

A poster of Pope Francis at St. Mary’s Catholic Church in Dubai ahead of his Feb. 3-5 apostolic visit to the UAE. Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe janë shtëpia e kati një milion katolikëve romake, shumica prej tyre me origjinë nga Filipinet apo India.

Përmes një video-mesazhi Papa shprehet: Jam i lumtur për këtë rast që më mundësoi Zoti, të shkruaj një faqe të re të historisë në këtë vend, një faqe e re historie në marrëdhëniet mes feve të ndryshme.

Do vij së shpejti në vendin tuaj të dashur. Besimi në perëndi nuk na bashkon dhe nuk na ndan. Ai na tërheq më afër pavarësisht dallimeve në fe. Ai na largon nga armiqësitë.

Papa gjithashtu vlerësoi vendin duke e konsideruar si vend që përpiqet të jetë model bashkëjetese, i vëllazërisë njerëzore dhe një pikë takimi mes qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme.
Në agjendën e tij, Papa ka planifikuar të takohet me Shej Ahmed-el-Tayeb, imamin e madh të xhamisë së al-Azharit të Kajros, xhamia më e madhe për myslimanët sunitë.

Sipas analistëve, me vizitën e parë të Papës atje, Vatikani ka shpresa që hiqen kufizimet për ndërtimin e kishave në rajon. Zyrtarët e Vatikanit thonë se kanë nevojë për një prani më të fortë të Kishës atje për t’u shërbyer komunitetit katolik./ Artikulli i marrë nga Independent/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...