‘Si një burrë 46-vjeçar i virgjër, a duhet ta quaj veten normal?’

“Jeta ime është e përmbushur dhe aktive. Bëj vrap, luaj muzikë, më pëlqen shumë të lexoj, të shoh filma dhe të shkruaj, i adhuroj miqtë e mi dhe kohën e vyer që kaloj me familjen.

Shumicën e kohës, jam rehat me situatën në të cilën ndodhem dhe e konsideroj veten si një burrë normal me këmbë në tokë. Çuditërisht, s’kam pasur fat në dashuri. Duke marrë parasysh se jam 46 vjeç dhe i virgjër, ndoshta s’duhet ta quaj veten normal.

Tre herë e kam gjetur veten të dehur në shtrat me tre gra të ndryshme, por çdo herë jam ngatërruar dhe s’e kam përfunduar kurrë aktin. Edhe pse i kisha qejf, më pengonte frika.

Kam pasur dhe mundësi të tjera: dy me dy gra të martuara, por s’doja të bëhesha pjesë e një lidhjeje jashtëmartesore, dhe një me një grua që u ofrua të bënte se.ks me mua ngaqë i erdhi keq, por s’është se i bëri mirë egos sime.

Kam marrë në konsideratë sek.sin me një prostitutë, por s’më duket zgjedhja e duhur. Disa herë, kam bërë masazh, thjesht për të ndjerë prekjen e një gruaje për një orë.

Socializimi është i vështirë kur je gjithmonë beqar, po njerëzit kanë hequr dorë dhe s’interesohen më për jetën time romantike. Si shumica e burrave, se.ksi më shkon ndërmend shpesh, vr.as mendjen si është, ç’ndjesish të fal.

Thonë që gjërat e mira vijnë ngadalë, por vr.as mendjen sa ngadalë. Edhe nëse njihem me dikë, si do t’ia shpjegoj virgjërinë time? Kam frikë se ky fakt do të më prishë punë që në fillim dhe thuajse i jam dorëzuar idesë se do të jem kështu gjithë jetën. Shpresoj për të kundërtën.”

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...