Mikesha e avokates së njohur: Pashë me sytë e mi kur makina e Eni Çobanit dhe Edita Tahirit rrëshqiti në humnerë

Mikesha e avokates së mirënjohur të rubrikës “Shihemi në gjyq” Eni Çobani, Pranvera Vatoci e cila është bërë dëshmitare e një ‘mrekullie’,

ka rrëfyer nëpërmjet një statusi në facebook çfarë ndodhi mbrëmjen e 27 janarit, kur ndodhi dhe aksidenti për të cilën kanë shkruar edhe mediat.

Pranvera Vatoci, juriste në Gjykatën e Tropojës, ka treguar se ka qenë në një automjet tjetër, kur ka parë se makina ku udhëtonin Eni Çobani dhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Edita Tahiri ka rrëshqitur në humnerë për shkak të ngricave dhe menjëherë ka njoftuar policinë për ndihmë.

“Miq! Sikundër dhe mediat kanë informuar me dt.27 janar 2019 në hyrje të qytetit Bajram Curri për shkak të motit të akullt, mikeshat e mia të nderuara Eni Çobani dhe Edita Tahiri pësuan me automjetin e tyre një rrëshqitje,

e cila në ç’do rast tjetër mund të shndërrohej në një ngjarje tragjike. Duke qenë dëshmitare pasi unë me miken time Rezarta Metaliaj nga automjeti i jonë pamë me sytë tonë automjetin tip “Audi Q5” drejtuar nga Eni Çobani të rrëshqasë në humnerë tek “Kthesa e Shydenicës”…!

Përveç mrekullisë që bëri Zoti duke shmangur fatalitetin arsyeja e kapërcimit të këtij rasti pa pasoja është intervenimi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Policisë së Tropojës. Si heronj të vërtetë profesionalistë dhe humanistë të pashembullt punonjësit e policisë Esat Sinani, Kastriot Ponari dhe Alfred Metaliaj bënë të mundur nxjerrjen nga makina e humnera si dhe transportin e zonjave Tahiri e Çobani drejt Spitalit të Tropojës.

I njëjti përkushtim e profesionalizëm na priti edhe personeli i urgjencës. Duke falënderuar sërish Zotin që ndihmoi miket e mia po ashtu falënderoj këdo që na u gjend pranë me mirësinë e përkujdesjen shembullore”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...