Foshnja e porsalindur i shpëton jetën nënës me kan.cer

Një foshnje e porsalindur i ka shpëtuar jetën nënës pasi ndjeu kan/cerin në gjirin e saj.

Claire Granville e dinte që diçka nuk shkonte kur foshnja e saj Matilda papritur nuk pranonte të ushqehej nga gjo.ksi i saj i majtë.

Por kurrë nuk e kishte imagjinuar se bëhej fjalë për diçka kaq serioze sa kan.ceri.

E hutuar nga refuzimi i vajzës për të pirë qumësht, 40-vjeçarja shkoi të konsultohej me mjekun. Pas analizave rezultoi se gruaja vuante nga kan.ceri i gjirit.

Ajo kishte një tu.mor masiv prej 10 centimetrash në gjoksin e majtë, pikërisht aty ku Matilda refuzoi të ushqehej.

Në sajë të diagnozës së shpejtë, mjekët arritën ti bënin kimioterapinë në kohë dhe Granville e mundi sëmu.ndjen.

“Ajo e kuptoi dhe refuzoi të ushqehej,”-tha Claire, një infermiere, që jeton në Hull me partnerin Mark Wright. “Mendova se ishte një reagim i çuditshëm. Matilda ushqehej shumë mirë nnë gjo.ksin e djathtë kurse të majtit nuk i afrohej fare. Por duke refuzuar të ushqehej nga gjiri im, Matilda më shpëtoi jetën.”

Granville është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë Jakobin, 12 vjeç dhe Amelia, 10 vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...