“E shkatërrove të ardhmen e çdo shqiptari”, qytetarët e bëjnë Ramën për ujë të ftohtë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rutinën e tij të përditshme, duke publikuar në rrjetin social Facebook, ato që ai i quan suksese të qeverisë.

Kësaj here, Rama bëri publik rastin e Irfanit nga Durrësi, i cili i është drejtuar platformës së bashkëqeverisjes dhe ka marrë zgjidhje për diferencën që i mungonte në pensionin e tij.

Menjëherë qytetarët kanë vëshuar në komente negative në drejtim të kryeministrit. Njëri prej qytetarëve shprehet se nuk kemi ende një shtet funksional, pasi nuk funksionojnë hallkat përkatëse.

Ai shkruan:

Duhet qe qeveria te punoje qe te funksionojne te gjitha hallkat dhe strukturat perkatese si ne te gjitha shtetet e zhvilluara dhe jo te pritet qe per cdo gje ti drejtohen kryeministrit ose qeverise qendrore. Kjo tregon qe ende nuk kemi shtet funksional!.

Një tjetër komentues ngre problemin se platforma menaxhohet nga njerëz jo profesionistë, që nuk i lexojnë siç duhet problemet e qytetarëve.

Qytetari shprehet:

Platforma e Bashkeqeverisjes, Per Shqiperine qe duam duhet te menaxhohet nga njerez me profesional, se me pergjigjet qe japin duket sikur nuk e lexojne ate Ankese qe drejton.

Kam bere nje Ankese per komunen & bashkine, per nje cope rruge qe kemi vite qe ankohemi & eshte edhe ne hipoteke rruge shtet, por dikush e ka zaptuar & ne nuk kemi rruge per ta aksesuar.

Pergjigjja qe vjen nga portali eshte drejtojuni komunes ?! Kur bashkangjitur ne dokumentacionin derguar ne portal kane qene edhe ankesat drejtuar komunes edhe bashkise ne 3/4vitet e fundit.

Ndërsa një tjetër qytetar ka ashpërsuar tonet, duke thënë se kryeministri po i varfëron shqiptarët, duke e krahasuar me ish-diktatorin Enver Hoxha. Më tej ai i ka kujtuar edhe fjalorin banal në parlament.

Ai shkruan:

Qeveri me ordinere si kjo e jotja Ska tamam sistem diktatorial kjo qeveri varferon dhe vjedh cdo dite e me shume cdo qytetar shqipetar dhe pasurohesh

ti pasardhes i Enver Hoxhe shkarerrove shqiperine dhe te ardhmen e cdo shqipetari idiot, jeni te gjith horra perdorni fjalor banal ne parlament degjojme pislliqet tuaja njerez te paedukate ne te armes shkofshi te gjithe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...