Aktori kërkon që gudulisja të ndalohet me ligj dhe ka të drejtë

Aktori, moderatori dhe aktivisti Russell Brand ka bërë thirrje që të ndalohet gudulisja tek fëmijët pasi “shkel privatësinë e tyre”. 43-vjeçari u shpreh për Daily Star se do të ndëshkonte këdo që përpiqet të guduliste të bijat, Mabel 2 vjeçe dhe Peggy, gjashtë muajshe.

Brand theksoi se “ndihet i turpëruar” që në të kaluarën ka gudulisur djalin e komedianit David Baddiel, Ezra.

“Është një përpjekje e pakuptimtë që cenon privatësinë e fëmijës, i heq të drejtën të kenë hapësirën e tyre dhe të jenë të qetë. A do ta bënit këtë tek një i rritur? A do t’i fustnin gishtat tek barku ose nën sqetull. Sigurisht që jo.”

Së fundmi, ai u komentua ashpër nga ndjekësit pasi deklaroi se nuk mund të qëndrojë për shumë gjatë me të bijat, pasi gruaja e tij Laura Gallacher kujdeset më mirë. Në vijim, Brand sqaroi se e bën këtë pasi “ajo kujdeset më shumë për to” dhe rrjedhimisht di të kujdeset më mirë se ai.

Rikthehemi edhe njëherë tek gudulisja: Pavarësisht se është një veprim i zakonshëm, nuk këshillohet gudulisja tek fëmijët, pasi në pamundësi për të shprehur siç duhet emocionet e tyre, është vështirë të dallohet nëse po kënaqet apo është thjesht i nevrikosur dhe i trembur.

Po për të rriturit a funksionon kështu? Në fakt, ka njerëz që gudulisja u shkakton ankth prandaj sigurohuni t’i pyesni më parë pasi mund të përballeni me një surprizë të pakëndshme.

Për kulturë më shumë: Në lashtësi, gudulisja është përdorur si një formë torture, kryesisht në dinastinë Han në Kinë. Robërit shëroheshin shumë shpejt dhe nuk kishin fare shenja dhu.ne.

Romakët gjithashtu thuhet se e kanë praktikuar. Merrnin një dhi dhe e vendosnin pranë tavolinave ku ishin lidhur robërit në mënyrë që ajo t’u lëpinte shputat. Tortura me gudulisje është praktikuar edhe gjatë regjimit të Hitlerit dhe jo vetëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...