“Pyeti të diturit, rri me të urtët dhe shoqërohu me të varfërit” (15 aforizma)

A e dini si është “puna”? Harroni pak hallet e ditës, merrni 5 minuta kohë nga jeta juaj sot dhe… lexoni këtë thënie frymëzuese që i mblodhëm posaçërisht për ju, të dashur lexues të supershendeti.com

15 THËNIE TË MENÇURA
1. “Nëse ndihesh i pikëlluar, je duke jetuar në të kaluarën. Nëse ndihesh i shqetësuar, je duke jetuar në të ardhmen. Nëse ndihesh i qetë, je duke jetuar në të tashmen”. – Lao Tzu

2. “Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza

3. “Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron?” – George Carlin

4. “Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë”. – Beniamin Franklin

5. “Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e në fund ti fiton”. – Gandhi

6. “Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti, përshtati mjetet”. – Aristoteli

7. “Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim”. – Isabel Allende

8. “Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria”. – J. Vishnjevski

9. “Pyeti të diturit, rri me të urtët dhe shoqërohu me të varfërit”. – Ramiz Karaeski (nga seriali Ezel)

10. “Mos ejani rrotull duke thënë se bota ju ka borxh jetesën. Bota nuk ju ka borxh asgjë. Ajo ka qenë këtu para jush”. – Mark Twain

11. Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash. – Albert Einstein

12. “Koha jote është e kufizuar, ndaj mos e shpenzo duke jetuar jetën e dikujt tjetër”. – Steve Jobs

13. “Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye” – Volter

14. “Unë nuk humbas. Unë ose fitoj, ose mësoj”. – Nelson Mandela

15. Nëse do siguri, shko në burg. Atje ke gjithçka: ushqim, rroba, kujdes mjekësor, e kështu me radhë. E vetmja gjë që të mungon është LIRIA. – DWIGHT D. EISENHOWER

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...