Ngrihet Task-Forca për shfrytëzimin e qëndrueshëm të ekosistemeve në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

Është ngritur Task-Forca e Përbashkët për shfrytëzimin e ekosistemeve në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

Kjo u vendos gjatë trajnimit të organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në qytetin e Shkodrës me autoritetet vendore, organizatat e shoqërisë civile, autoritetet e menaxhimit të zonave të mbrojtura, etj, në kuadër të projektit IMPRECO.

Ky i fundit financohet nga Fondi Europian për Zhvillimin Rajonal dhe synon krijimin e rrjetit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve fqinje që janë

në proces aplikimi për anëtarësim, më qëllim mbrojtjen e ekosistemeve nga aktiviteti njerëzor dhe përmirësimin e shërbimeve që ofrohen në to.

Sipas FSHZH-së, Task Forca do të shërbejë njëkohësisht edhe si strukturë e rrjeteve lokale që lidh zonat e mbrojtura me grupet e interesit, që përfshijnë komunitetet lokale,

bizneset, institucionet e qeverisjes vendore dhe lokale si dhe rrethet akademike.

G.D/SCAN

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...