I plagosur në mes të borës në Koplik, bariu transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një bari prej 4 orësh i plagosur në Koplik, është shpëtuar nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Bëhet fjalë për një 25 vjeçar me inicialet Z.D, i cili ndërsa kujdesej për bagëtitë në malin e fshatit

Shkembaj të Koplikut, ka rrëshqitur nga një lartësi prej rreth 100 metër. Ai kishte marrë plagë në trup dhe pas sinjalizimit është vënë menjëherë në dispozicion Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.

Midis një terreni shumë të veshtirë, 25 vjeçari ka arritur të marrë ndihmën e parë nga stafi i Urgjencës dhe është transportuar menjëherë me helikopter drejt

Spitalit Universitar të Traumës në Tiranës.

Raportohet se Z.D është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...