Fruti i rrallë shitet për më shumë se 1 milion lekë për kokërr

Një varietet i rrallë i frutit durian po bën bujë në Indonezi pasi po shitet për $1,000 për kokërr, më shumë se tre rroga mesatare atje.

Varieteti i ashtuquajtur “J-Queen” shitet në një qendër tregtare në Tasikmalaya, West Java, futur në kuti të tejdukshme mbi satin të kuq, dekoruar me lule false.

Etiketa e çmimit shkruan 14m rupiah, ose rreth $1,000. Rroga mesatare në Indonezi kap flerën e 3.94m rupiah.

Pas frutit të rrallë fshihet 32-vjeçari indonezian Aka, i cili është diplomuar në psikologji. Ai thotë se ky varietet u krijua duke përzierë dy sythe superiore të frutit durian nga rajone të ndryshme të Indonezisë.

Pema “J-Queen,” thotë ai, pjek frutin e vet një herë në tre vite dhe thuhet se ka shijen e kikirikëve dhe gjalpit. Në dallim nga durianët tipikë, të cilët kanë formë të stërzgjatur, frutat e pemës J-Queen janë rrumbullakët dhe të verdhë të artë.

Aroma e durianëve ndryshon nga njeriu në njeri. Disa mendojnë se mban erë të ëmbël, të këndshme, ndërsa të tjerë ndjejnë një aromë të fortë, të padurueshme. Shpeshherë, aroma e këtij fruti është përshkruar si qepë të kalbura dhe kanalizme ujërash të zeza.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...