E rrallë, binjakët lindin 5 muajsh dhe mbijetojnë

Binjakët nga qyteti lowa kanë thyer rekord botëror pasi janë foshnjat më të vogla në botë që kanë lindur para kohe dhe kanë mbijetuar.

Kambry dhe Keeley Ewolt ishin vetëm 5 muajsh kur erdhën në jetë në nëntor të vitit të kaluar.

“Ata janë pjesë e katër ose pesë foshnjave që lindën para kohe në këtë spital. Këtu erdhën në jetë dy foshnje 22 javësh, por nuk ishin binjakë. Është e rrallë që të mbijetojnë fëmijët që kanë qëndruar vetëm 4 muaj në barkun e nënës. Vetëm 10% janë mundësitë që të qëndrojnë në këtë botë”, tha mjeku i spitalit Jonathan Klein.

Binjakët iu nënshtruan menjëherë kirurgjisë ër të shkëputur enët e gjakut dhe po mbahen nën vëzhgim për të shmangur problemet e lindjes së parakohshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...