Një ishull vetëm për ju! Ja ishujt privatë që mund t’i merrni me qira

E keni menduar ndonjëherë se pavarësisht pagës tuaj, mund të pushoni me njerëzit tuaj më të shtrenjtë në një ishull.
Një ishull vetëm për ju!

Veç pamjeve fantastike me çmimet të arsyeshme këto vende mund kthehen në një nga destinacionet që ju keni ëndërruar.

Lexoni njëherë këtë artikull:

Strand Island – Minesota

Ishulli i pyllëzuar në liqenin Pelikan në Minesota është shumë më popullor. Ajo strehon një shtëpi me tetë dhoma gjumi, plus një aneks për katër persona të tjerë dhe verandë. Rreth njëzet njerëz mund të pushojnë të qetë, me hapësira të mëdha për t’u akomoduar. Kostoja totale është 827 euro për natë.

Crescent Island- Florida

Një ishull Karaibe me pamje spektakolare, me pishinë dhe varkë private për peshkim ose për të vizituar atollet e afërta. Vila, e ndërtuar në vitin 2003, mund të strehojë një duzinë njerëzish dhe kostoja për një natë është 699 euro.

Tikehau Fafarua Lodge – Francë

Ju duhet të udhëtoni në Detin e Jugut, në Polinezinë Franceze, për të gjetur Tikehau Fafarua, një ishull privat për pushime vetëm, jo shumë larg Tikehaut dhe aeroportit. Plazhet e bardha dhe blu, palmat e kokosit, ja u bëjnë udhetimin fantastik në këtë destinacion.

Vila ka tri dhoma gjumi dhe mund të strehojë deri në tetë persona, pra këtë destinacion mund ta ndani edhe me miqtë. Çmimi është 942 euro për natë, me një qëndrim minimal prej tri ditësh. Qiratë menaxhohen të gjitha nga kompania ndërkombëtare Homeaway.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...