Berisha: Shefi i komisariatit e prokurorja në Kukës po lirojnë trafikantët

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon shefin e komisariatit të Kukësit Agim Basha dhe prokuroren e Kukësit Rita Gjata për bashkëpunim dhe lirim të trafikantëve ndërkombëtarë.

Nga muaji tetor i 2018 dhe deri në janar të 2019, Berisha flet për lirimin e dy personave në kërkim nga Interpoli. Po kështu në listën e zezë të shefit të komisariatit shtohet dhe vdekja e një të paraburgosuri në komisariat.

Konkretisht, sipas Berishës me 18 tetor 2018 është liruar Naser Gashi i dnëuar për trafik droge, emri i të cilit është dhe në listën e Interpolit.

Dy muaj më pas, me 31 dhjetor 2018 arrestohet një shtetas serb në kërkim nga Interpoli dhe lirohet me ndihmën e shefit të komisariatit Agim Basha.

Ndërsa rasti i fundit është me 1 janar 2019. Medi Gjuni arrestohet për konflikt në familje dhe të nesërmen gjendet i varur në komisariat. Sipas Berishës provat manipulohen dhe viktima paraqitet si i sëmurë mendorë, kur të gjithë kuksianët që e njohin vërtetojnë të kundërtën

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...