“Urgjenca e spitalit, aty ku bashkëjetohet me pleshtat”

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, deputeti i PD-së, Bardh Saphia ka denoncuar situatën e mjeruar në të cilën, sipas tij, ndodhet Urgjenca e Tiranës.

 


Spahia ka postuar një seri fotosh të shtrateve të Urgjencës, të cilët duket të jenë në gjendje aspak të mirë, në kushte të papërshtatshme higjienike.

 

 


Në postimin e tij, deputeti thekson se edhe pse kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë, u “mburrën” me flotën e re të autoambulancave, ato nuk janë përdorur asnjë herë. Në Urgjencë vazhdohet të punohet me automjetet e mëparshme.

 

 


Bardh Saphia shpjegon gjithashtu se në urgjencë ka pleshta nëpër dyshekë dhe nuk bëhet fare fjalë për një metaforë.

 


Postimi i plotë në Facebook:

Këto janë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës! Pa ngrohje e me kushte të mjerueshme! E konstatova vetë teksa doja të shikoja personalisht atë realitet që ma thonin kolegë e punonjës të urgjencës. Nuk e kishin ekzagjeruar!

 

 

Më treguan edhe një dyshek me pleshta, që nuk ishte metaforë! Në fund të dhjetorit kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë bënë show në sheshin “Nënë Tereza”, duke folur për rilindje edhe të kushteve të urgjencës e duke paraqitur edhe një flotë të re autoambulancash, të cilat do rrisnin cilësinë e shërbimit për qytetarët.

 

 

Së pari sic rrëfen ky infermier kurajoz, që edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna, për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandalozë, vazhdon të flasë me shpresën se dicka do ndryshojë e se puna fiskike që ai e kolegët e tij bëjnë cdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë. Autoambulancat e reja që kryeministri ua tregoi shqiptarëve nga ERTV e tij, nuk ishin parë tek urgjenca e Tiranës.

 

 

Vazhdohej me mjetet ekzistuese, të vjetëruara, pa asnje paisje mjekesore funksionale te domosdoshme per urgjencat e të dëmtuara me kalimin e viteve! Edhe pse lista e afishuar e personelit në detyrë ishte e gjatë, shumë pak mjekë haseshin në krye të detyrës! Indiferenca e qeverisë, dukej se kishte ndikuar edhe në disiplinën e tyre të punës, gjithnjë nëse janë emra që punojnë vërtetë këtu, e jo rilindas që kanë siguruar një vend për të marrë një rrogë. Si mjek u befasova që kushtet e urgjencës dhe mungesat ishin edhe më skandaloze nga sa mund të imagjinohen për një institucion që shpëton jetë, në vitin 2019!!!

 

 

Pamjet dhe dëshmitë flasin vetë. Kjo është Urgjenca e Tiranës, kryeqytetit ku kanë zyrat e jetojnë kryeministri e ministrja e shëndetësisë, taksat e shqiptarëve, nuk I përdorin për t’u krijuar kushte të denja shëndetësore, por janë kthyer në producentë filmimesh fallso, për të bojatisur një realitet shëndetësor që I ka dalë boja krejt e që paraqitet si shëndetësi falas!

 

 

 

Si mjek, c’ka pashë tek Urgjenca e Tiranës sonte, falas ishin vetem pleshtat e dyshekeve! Deri kur kryeministër e zonja ministre do luani mizorisht me shëndetin e njerëzve? Si dreqin mendoni se mund të fshihet ky realitet i dhimbshem? Nuk është e largët dita kur qytetarët do ju tregojnë vendin! Të jeni të sigurt se tallja kaq e paturp me ta, e ka një kufi durimi! #16Shkurt#TëLargojmëRamën”

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...