Nuk kemi shpëtuar akoma nga acari, ja kur pritet të ulen sërish temperaturat

Edhe pse prej disa ditësh tashmë nuk e kemi ndjerë aq shumë acarin që kishte pushtuar vendin në dhjetor, i ftohti pritet të kthehet sërish.

Sipas MeteoAlb, ditët e fundit të janarit do të vijojnë me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore mbi 700 metra nga niveli i detit.

Ndërsa, temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.

Sa i përket muajit shkurt, sipas MeteoAlb do të kemi prezencë të shpeshtë të reshjeve dhe pritet gjithashtu një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i muajit.

Edhe pse i ftohti rikthehet, pritet që në tërësi muaji shkurt të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...