MINISTRIA E ENERGJISË E ALARMUAR, RREZIKOJMË TË…

639

Fshatra të tërë në të gjithë Shqipërinë rrezikojnë të përmbyten pasi digat e rezervuareve mund të çahen.

Në raportimin në Parlament ministria e Energjetikës ka paraqitur një raport për të 640 digat, të cilat rezultojnë se nuk janë mirëmbajtur.

Situata është konsideruar alarmante pavarësisht ndërhyrjeve që janë bërë deri më tani.

Zonat e banuara pranë digave të rezervuarëve janë të rrezikuara nga përmbytjet. Madje në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës situata është cilësuar emergjente.

Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë: Ka ndërtime me leje, pa leje qe e nderlikojne situaten. Por ai studimi që do bëhet nga Komiteti Kombëtar i Digave do përcaktojë se në cilat diga duhet ndërhyrë.

Në total janë 640 diga në të gjithë vendin dhe thuajse në të gjithë rastet rezulton se janë të amortizuar. Fondet e dhëna gjatë këtyre viteve nuk kanë dhënë efeke.

Agim Bregasi, Drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë: Në dijeninë time për këto diga BB ka bërë një studim dhe është ndërhyrë në 12 diga. Do të bëhet një verifikim i gjithë situatës.Edhe deputetë të majtë kërkuan një skanim të situatës .

Tatja Nurçe Deputete e PS: Rezervuari i Kasharit ka një problem shumë të madh që është pranë familjeve dhe merr përpara fshatin deri tek hekurudhat.

Ilir Beqaj: Situata e digave është më komplekse në Shqipëri. Unë mendoj se ju keni për detyrë parësore ta rishikoni këtë rregullore.

Me ndarjen e re territoriale rezervuaret janë në administrimin e bashkive. Por për shkak të mungesës së fondeve nuk janë parashikuar investime në mirëmbajtjen e tyre.

Lexo edhe:   Selami Ibrahimi, notari që theu 107 rekorde kombëtare