Britania ua merr fëmijët prindërve që nuk i mbrojnë nga varësia e telefonave

Fëmijët e moshës 11-vjeçare po merren nën përkujdesjen e shtetit në Britani të Madhe për shkak të varësisë së krijuar nga përdorimi i kompjuterit, telefonit dhe lojërave të ndryshme. Rastet e rralla janë shënuar në Yorkshire, Gloucestershire dhe Londër.

Besohet që këto raste janë të parat e këtij lloji që janë ndërmarrë nga autoritetet. Disa prej fëmijëve janë larguar nga familjet për shkak të varësisë së krijuar me vetëdëshirë, ndërsa të tjerët për shkak se prindërit e tyre i kanë lënë anash ata për shkak se ata vetë kanë luajtur këso lojërash.

Ekspertët i kanë paralajmëruar prindërit që t’i përcjellin më tepër shenjat e varësisë nga lojërat e internetit, ku përfshihet largimi nga shoqëria dhe humbja e interesit për hobet e mëparshme. “Ky problem është duke u rritur. Fëmijët po merren nën përkujdesje të shtetit dhe unë nuk jam i befasuar për këtë”, tha Mark Griffiths, specialist i varësisë së sjelljeve nga Universiteti i Nottinghamit.

Ai ka thënë se prindërit e shqetësuar për sjelljet e fëmijëve të tyre duhet t’i dërgojnë ata te psikologu klinik për t’u këshilluar. Në qershor të vitit të kaluar, mjekët njoftuan se do ta lansojnë një program për luftimin e varësisë nga interneti, por ai ende nuk është miratuar nga sistemi shëndetësor. Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur varësinë nga lojërat kompjuterike në listën e çrregullimeve psikike, shkruan “Daily Mail”.

Elvana Gjata tregon më shumë seç duhet, merr kritika: Zëri çfarë lidhje ka me atë veshje…? FOTO

Elvana Gjata është një këngëtaret më të kërkuara brenda dhe jashtë territoreve, ku ka shqiptarë. Këtë javë, ajo ndodhet në Gjermani dhe ka dhënë...

Ky burrë mëson burrat e tjerë si të lyhen: “Makeup-i është për të gjithë, edhe për ne meshkujt”

Make-up-i dhe kozmetika zakonisht rezervohen për kategorinë e femrave, të cilat prej shekujsh kanë tentuar të bëhen të bukura dhe të përmirësojnë estetikën duke...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME