380 MILION LEK INVESTIM, MUZEU I KALASË SË DRISHTIT I BOSHATISUR (VIDEO)

Është ndërtuar me ane të një investimi nga Fondit Shqiptar të Zhvillimit por është totalisht i boshatisur. Kjo është gjendja aspak e denje e muzeut te kalasë së Drishtit i ndodhur në këtë zone malore dhe historike.

Kujdestari i këtij objekti nënvizon se Punimet në realizuar mjaft mire dhe sipas traditës arkitekturore ndërsa te gjithë ketë ndërtese e shoqëron rruga pedonale e gjate rreth 600 metra.

Buhaj nenvizon se ndertesa pavareisht vendit ku ndodhet ka terhequr mjaft vizitore por qe kthyer te zhgënjyer nga mungesa e objekteve antike.

Sic dihet Kalaja e Drishtit ka arritur te ndertohet në shekullin e XIII si një mbrojtëse bizantine dhe mban statusin “Monument Kulture” që nga viti 1948 ndërsa një tjetër e veçante e saj është prania e shume banoreve te cilët vazhdojnë te kenë aty banesat e tyre.

Investimi i muzeut te kalasë se Drishtit është realizuar nga fondi shqiptar i zhvillimit me nje shifër prej 380 milion leke.

Godina eshte 3 kateshe dhe e perbere totalisht prej guri.Kujdestaret shprehen se janë 6 dhoma te cilat priten te pasurohen nga material dhe sende te kësaj zone.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...