Sa më shumë kohë që kaloni me nënën tuaj, aq më shumë asaj i zgjatet jeta!

Nëse dikush do t’ju kërkonte të veçonit një nga figurat më të rëndësishme në jetën e çdo qenieje njerëzore, shumë prej jush ndoshta do të veçojnë atë të nënës.

Që nga momentet e para të jetës, ajo është në fakt personi kryesor me të cilin një fëmijë lidhet dhe arrin të mësojë një pjesë të mirë të aftësive të tij lidhëse. Me rritjen e fëmijës, megjithatë, gjërat ndryshojnë.

Megjithëse ne i duam jashtëzakonisht nënat dhe gjyshet tona, shpesh u dedikojmë atyre shumë pak kohë, duke e marrë si të mirëqenë prezencën e tyre në jetën tonë.

Angazhimet ditore dhe shqetësimet na lënë shumë pak hapësirë për të kultivuar atë lloj marrëdhënieje, me rezultatin që e lejojmë të përkeqësohet, duke i braktisur nënat në një vetmi të paepur.

Dhe nganjëherë kuptojmë se sa kohën e kemi çuar dëm, por vetëm kur është tepër vonë.

Sipas hulumtimeve të Universitetit të Kalifornisë, megjithatë, ekziston një mënyrë në të cilën çdo fëmijë mund të zgjasë jetën e nënës së tij: thjesht duke kaluar kohë me të.

Vetmia në fakt do të kishte një ndikim të madh në rënien psiko-fizike të lidhur me moshën e vjetër dhe mbajtja e gjallë e lidhjes sociale stimulon trurin dhe rrjedhimisht trupin.

Duke analizuar shkallën e vdekshmërisë të 1,600 shtatëdhjeçarëve që raportuan gjendje të ngjashme shëndetësore, rezultati ishte i qartë: kjo normë u rrit me rritjen e vetmisë dhe mungesën e lidhjeve familjare.

Njerëzit e vetmuar humbnin jetën më parë se njerëzit që e kalonin kohën kryesisht në shoqërinë e fëmijëve e familjarëve.

Prandaj, natyrisht, kalimi në çështjen familjare është i detyrueshëm: nënat që mbajnë lidhje të forta me fëmijët e rritur dhe që mund të jenë të anagzhuar me kujdesin me nipërit e mbesat e tyre, janë më pak të ekspozuar ndaj rënies së aftësive njohëse dhe fizike të pleqërisë.

Në këmbim të këtij “eliksiri të jetëgjatësisë”, ato mund të japin përqafime, këshilla, ledhatime dhe gjithë mençurinë e tyre.

Duhet t’i ftojmë më shumë prindërit tanë, të shpenzojnë më shumë kohë me ta dhe ta kultivojnë atë lidhje pa e marrë atë si të mirëqenë… E gjithë familja do të përfitojë prej saj!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...