Kemi lajme të mira/ Katër këshilla për t’u dobësuar pa mbajtur dietë

Ha ngadalë

Trurit i duhen dhjetë minuta për të marrë sinjalin e ngopjes nga stomaku. Kështu që është e këshillueshme që të gjitha vaktet e tua të zgjasin të paktën dhjetë minuta.Vendose pirunin, ose lugën në tavolinë pas çdo kafshate dhe shijo ushqimin.

Mos u shpërqendro

Kur ha teksa je duke parë celularin,ndjehesh më pak i ngopur, si pasojë ha më shumë dhe me shumë mundësi të pëlqen më pak shija e ushqimit. Nëse fillon të hash pa qenë i shpërqendruar nga ndonjë ekran, do të dish se kur duhet ta lëshosh pirunin dhe kështu që do të hash më pak.

Ulu kur ha vaktet

Është e lehtë të harrosh çfarë ke ngrënë, nëse ha në këmbë. Ata që hanë në këmbë, hanë më shumë ushqim gjatë ditës. Kjo ndodh pasi duke qenë të pandërgjegjshëm kur hamë në këmbë, na duket sikur nuk kemi ngrënë, kështu që shtojmë sasinë e ushqimit që konsumojmë

Hani darkë më herët

Duhet të hani më herët për disa arsye, e para mund të ndjeheni të uritur që nga koha e drekës dhe duke ngrënë herët darkë do të eleminoni urinë.Nga ana tjerër do të mund t’i lejoni trupit tuaj që të tresë ushqimet e rënda, në këtë mënyrë nuk do të ngarkoni stomakun dhe do të mund të bëni një gjumë të qetë./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...