DUKAGJIN, KOSOVARI: RRUGA E BLLOKUAR NA RREZIKOI

494

Rruga e bllokuar e Dukagjinit në Shkodër në të dy anët e saj vazhdon që të krijojë vështirësi jo vetëm për banorët por edhe për turistët të cilët kërkojnë që të shijojnë bukuritë natyrore të alpeve edhe gjatë dimrit.

- PUBLICITET -

Egzon Bytyqi është një turist nga Kosova i cili është detyruar që të udhëtojë në këmbë për disa orë derisa ka shkuar në Theth ku atje e ka mirëpritur banori Nard Polia

Banori Nard Polia i cili ka edhe një bujtinë në Theth si shumë të tjerë ka një apel për të gjitha institucionet që rruga e Dukagjinit të paktën nga ana e lmuit Kir të jetë e hapur duke qenë se në Qafë Thore shihet si një mision i pamundur për shkak të trashësisë më të madhe të borës

Tashmë prej kohësh kërkohet hapja e rrugës së Dukagjinit sepse duke qëndruar e bllokuar nga bora krijon vështirësi për banorët që jetojnë në njësitë Pult,

Shosh dhe Shalë por edhe për turistë të shumtë si Egzoni apo turistët spanjoll që u tronditën pak ditë më parë nga rruga e bllokuar.

- PUBLICITET -