“E gjithë bota me zemër në duar”, minatorët ndodhen vetëm katër metra larg vendit ku ra Juleni i vogël

Prej disa ditësh mediat ndërkombëtare kanë ndjekur dhe kanë raportuar çdo detaj në lidhje me vogëlushin Julen, i cili gjatë një shëtitje me prindërit e tij në një pronë private në Totalan, Malaga, në Spanjën jugore ra në një pus nafte.

Mësohet se minatorët specialë tani janë duke u përgatitur për të lidhur boshtin me vendin ku mendohet të jetë bllokuar dy vjeçari dhe se ata ndodhen vetëm katër metra larg vendit ku ra vogëlushi.

Kujtojmë këtu se prej 11 ditësh, vogëlushi gjendet në fund të pusit dhe të gjithë janë me zemër në duar për të mësuar fatin e dy vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se minatorët janë duke u përgatitur për t’u ulur në dy grupe për të filluar gërmimin e galerisë dhe për të arritur deri në vendin, ku mendohet se ka rënë Juleni.

Qindra njerëz janë në vend për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit dhe shumë kompani kanë bërë vullnetarë pajisje të specializuara.

Por terreni është shumë i vështirë dhe kjo ka qenë arsyeja që misioni i shpëtimit ka zgjatur kaq shumë. Ndërkohë nga ana tjetër prindërit e Julenit të vogël janë në gjendje të dëshpëruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...