Dentisti bën gjestin prekës këto ditë të ftohta, mbulon me batanije macet dhe qentë e rrugës

Një dentist turk ka nisur një mision, që ka si qëllimin kryesor të mbajë qentë dhe macet e rrugës të ngrohtë gjatë të ftohtit të dimrit.

Huseyin Yurtseven, i cili jeton në Stamboll, është gjithmonë në kërkim të maceve ose qenve nëpër lagje dhe, pasi i lokalizon i përkëdhel dhe i mbulon me batanije.

Që prej ditës kur pa një video në rrjetet sociale, që tregonte qentë e rrugës në zonë në mes të të ftohtit, Yurtseven del çdo mbrëmje në kërkim të kafshëve që mund të kenë nevojë për ndihmën e tij.

Ai gjithashtu u ka shpërndarë batanije edhe tregtarëve lokalë ose njerëzve që i duan kafshët në mënyrë që ta zgjerojë rrjetin e ndihmësve të cilët mundohen të shpëtojnë macet dhe qentë nga ngrirja.

Ashtu si Evropa javët e fundit, edhe Turqia është goditur nga stuhitë e borës ndërsa temperaturat më të ulëta deri më tani janë regjistruar në janar të vitit 1942, kur termometri shënonte minus 25 gradë Celsius.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...