Transformimi i Rudina Dembacaj, dikur peshonte 89 kg: Ja si e humba peshen…

E ftuar tek Rudina, Rudina Dembacaj tregoi si ia doli për të humbur 35 kilogramë. I kishim parë foto të kohës kur ishte në gjimnaz me shumë kilogramë më shumë, kurse sot tregoi se si e ka pëjetuar atë moment.

“Unë isha mirë, pastaj që kur zbuluam sufllaqet në gjimnaz u shëndosha. Po nuk e kam përjetuar bullizmin, sepse kisha autoironi. Po një ditë më krijoi probleme shëndetësore. Mjeku më tha që duhej të mbaja vetëm këpucë ortopedike nga pesha dhe ishte verë. Që aty vendosa të dobësohesha. Se s`mund të qëndroja pa taka gjithë jetën.

Hoqa dorë nga ato që i konsideroja të tepërta. Për tre muaj humba 6 kilogramë. Pastaj, pas tre vitesh humba 35 kilogramë dhe sot përpiqem ta mbaj trupin në formë, qoftë me ushqimin duke gatuar vetë, qoftë me crossfit”, tha Rudina që nuk e ka fshehur asnjëherë këtë pjesë të jetës dhe nuk i ka fshehur fotot.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës së saj tek Rudina në Tv Kl

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...