“Qeveria është një shoqatë burrash që na dhunojnë ne të tjerëve”

Lev Nikolayevich Tolstoy ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstoyve. Njihet për dy veprat kryesore “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”.

Lev Nikolayevich Tolstoy, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin,

shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi.

Më poshtë gjeni disa thënie epike të tij të publikuara nga botimeshqip.

“Qeveria është një shoqatë burrash që na dhunojnë ne të tjerëve.”

“Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.”

“Të gjitha familjet e lumtura i ngjasojnë njëra tjetrës, secila familje e palumtur është e tillë në mënyrën e vet”.

“As në luginën e hijes së vdekjes dy dhe dy nuk bëjnë gjashtë”.

“Të gjithë mendojnë për ndryshimin e botës, por askush nuk mendon për ndryshimin e vetes”.

“Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...