“Fëmijët marrin mbiemrin e babait, por mbajnë gjithë zemrën e nënës”! Letra sfiduese e një nëne beqare

Një analizë e Qendrës Kërkimore “Pew 2018” në SHBA zbuloi se pjesa e fëmijëve amerikanë që jetojnë me një prind të pamartuar që nga viti 1968 është rritur nga 13% në 32% në 2017.

Dhe në përgjithësi, rreth një në pesë fëmijë, ose 21%, jetojnë me një nënë beqare dhe 4% jetojnë me një baba beqar.

Pavarësisht se sa prindër të vetëm mund të jenë këto ditë, nënat dhe baballarët që rritin fëmijët e tyre pa një partner, ende përballen me një sërë sfidash financiare, emocionale dhe sociale.

Një nënë e katër fëmijëve nga Austin, Texas me emrin Maria-Theresa Sigua, përmblodhi së fundmi të gjitha këto sfida në një shkrim që ajo e quajti “Himni i prindërve beqarë”.

Ndër të tjera ajo shkruante:

Unë jam ajo që u shpjegoi atyre përse ti u largove, ajo që u mor me zemërimin, zhgënjimin dhe lotët e tyre.

Të kam mbrojtur, sepse ishte më mirë sesa t’ju thoja që, ata të hiqnin dorë prej teje.

Edhe sepse më lëndonte më pak kjo, sesa të të urreja.

Unë kam paguar për fluturimet e tyre, kur vinin të të takonin dhe kam paguar edhe disa nga udhëtimet e tua.

Të kujtova që t’i telefonoje kur kishin ditëlindjet, t’u shkruaje në ditët e tyre më të keqija dhe më pas, bëja sikur nuk e dija.

Por unë jam ajo që ka qenë atje me fëmijët, që nga dita e parë e në vijim.

Kam qenë nënë me kohë të plotë, baba me kohë të pjesshme, këshilltarja e tyre financiare, tifozja numër 1 e secilit prej tyre, avokatja, terapistja dhe mësuesja e tyre e jetës.

Planifikova të gjitha festat e ditëlindjeve dhe kontrolloja gjithmonë kërkesat e tyre për Krishtlindje.

Isha me ta për t’i lavdëruar kur merrnin dhjeta dhe për t’i ngushëlluar, kur nuk morën notat që mendonin se meritonin.

Pastaj i ndihmova që të shkonin në universitet.

Kam firmosur për blerjen e makinave të tyre dhe kam shqyrtuar qiratë.

I kam mësuar si të menaxhojnë buxhetin dhe madje edhe si të gatuajnë darkën.

Kam pasur biseda të forta me ta, si ato për seksin, punët e zemrës, për të rriturit dhe se si të kujdeseshin për shëndetin e tyre mendor.

I kam ngritur ata në këmbë, prej vërteti dhe në mënyrë figurative, kur e kanë ndier veten të humbur.

Ju kam mësuar dashurinë dhe besnikërinë dhe gjithashtu sesi t’i dallonin broçkullat.

Dhe ndërsa ti ankohesh për mbështetjen e fëmijëve, unë krijoj 100 mënyra të ndryshme për të paguar 90% të shpenzimeve të tyre që ti mendon se as nuk duhet t’i mbulosh.

Unë jam prind, dhe kam sakrifikuar për t’ju dhënë atyre jetën, që asgjë të mos u mungonte, pavarësisht nga mungesa jote.

Pra, kur ti më pyet me ngërdheshje dhe bezdi të pamerituar, “Çfarë dreqin do,” përgjigja ime e thjeshtë është kjo:

BËHU BABA I MIRË, NJERI MË I MIRË, RESPEKTO NËNËN E FËMIJËVE DHE TREGO MIRËNJOHJE, PASI FËMIJËT TANË MUND TË MBAJNË MBIEMRIN TËND, POR ATA MBAJNË GJITHË ZEMRËN TIME.”

Shkrimin e saj të plotë nëna e re e publikoi në një blog që ajo vetë ka krijuar, ndërsa komentet ishin të shumta dhe binte në sy solidariteti që njerëzit kishin me të duke e quajtur si “Himnin e prindërve beqarë”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...