Kryeministri i Shqipërisë, që e hodhën nga dritarja e bur.gut…

Shumë pak flitet për të, por në histori ai ka lënë gjurmët e tij. Fati i kryeministrit të Shqipërisë Kostaq Kotta ishte tragji.ke.

Kostaq Kotta ka qënë dy herë kryeministër, kryetar i Parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë.

Postin e kryeministrit, Kotta e mbajti më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u push.tua nga Italia dhe që në 1945 u rrëmbye në Athinë duke i vënë pisto.letën në kokë nga një agjent i Sigurimit të Shtetit, një agjent i KGB-së rus dhe një agjent i shërbimit sekret grek për tu sjellë në Shqipëri.

Ironia vazhdon se ai vdiq në Burgun e Burrelit nga tort.urat çnje.rëzore, në bur.gun që hodhi firmën për ta ndërtuar.

Faktet e panjohura të kryeministrit Kotta, janë zbuluar para pak kohësh në emisionin e Roland Qafokut nga pasardhësi i tij, Harallamb Kotta.

Kostaq Kotta ishte kryeministri i 15-të i shtetit shqiptar. Harallamb Kotta, tregon mënyrën sesi u rrëmbye Koço Kotta në Selanik të Greqisë dhe u soll në Tiranë.

Sapo kishte mbaruar lu.fta dhe kryeministri Koço Kotta jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte arm.ik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë.

Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të. Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik.

Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe I treti një grek agjent I shërbimit sekret grek. Çudia ishte se të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri.

Sipas tyre kishin porosi direkt nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939. Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë që ata ta likuidonin dhe nuk pranoi.

Por menjëherë pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pisto.letat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje an.kthi, fr.ike e terr.ori sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas.

Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços por përpjekja e tyre ishte e kotë. Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zvarrë Koçon e futën në të.

Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte i drejtuar dhe komanduar nga ministri I Brendshëm Koçi Xoxe. Ai ishte armiku numër 1 i Koço Kottës.

Xoxi ishte një antishqiptar dhe një armik i betuar i të gjithë atyre që ishin shprehur kundër komunistëve dhe sidomos kundër bashkëpunimit me sllavo komunistët.

Ai tregon sesi u dë.nua me 30 vite bu.rg Koço Kotta, ndërkohë që Prokuroria e dë.noi me vd.ekje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...