SHKODËR, SI U SHPËTUAN 2 PERSONA NGA ZJARRI

Kjo ishte situata e panikut nga banorët e lagjes “Liria” në Shkodër, kur një banesë u përfshi nga flakët Banesa në pronësi të shtetases Dhurata Sulejmani mori flakë ,ndërsa përhapja e tyre rrezikoi banesat e tjera

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në shtëpitë ngjitur.Nga zjarri nuk pati të lënduar përvec dëmeve materiale.

E zonja e shtëpisë pësoi gjendje të fiktit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.Menjëherë pas gruas edhe bashkëjetuesi i saj Alfred Gjoni pësoi edhe ai gjendje të fikti dhe u dërgua në spital dhe sipas bluzave të bardha gjendja e tyre është normalizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Banorët ishin dëshmitarët e parë në vendin e ngjarjes
Shef i sektorit operacional i shërbimit zjarrfikës Ridvan Bushati thekson se ndërhyrja e tyre u bë në kohë duke bërë të mundur parandalimin e precipitimit të ngjarjes

Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.Megjithatë në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet e përbashkëta nga grupi hetimor i policisë dhe ekspertëve të hetimit të repartit të zjarrfikësve

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...