Një video… si këndohej në vitet e ikjes së madhe!

Shqipëria po përjeton një valë emigrimi të paprecedentë në të gjithë harkun kohor më afro 30 vjeçar të tranzicionit. Shenjat e para u dhanë aty nga viti 2015 për të patur një rrite viti pas viti, të nxitur dhe nga një psikozë kolektive e ikjes ushqyer nga dëshpërimi që përhapin rrjetet sociale.

Shqipëria e nis shembjen e regjimit komunit pikërisht me një ikje të madhe. Bëhet fjalë për hapjen e ambasadave në korrik ’90. Më pas do vinte marsi ‘91 me largimin nëpërmjet anijeve në Portin e Durrësit.

Dhe po atë vit, pak muaj më vonë, në javën e parë të gushtit do të ndodhte ikja tjetër masive nga hapja e portit, ku simbol ishte tejmbushja e anijes Vlora.

Gjatë viteve që do pasonin, ikjet do ktheheshin në diçka normale, jo me në mënyrë masive, por që do ishin gjithsesi brenda një ekuilibri social. Megjithatë, edhe kjo shihej si një plagë në familje e shoqëri, gjë u reflektua edhe tek krijimet artisitike, më saktë këngët në festivalë.

Do ishte ai i vitit 1991, kur treshja Mimoza Selimi, Dashnor Diko dhe Adhurim Demiri, do interpetonin këngën me titull “Na kujtoni”. Subjekti përmbante mesazhin që ju që ikët e po ikni, sido që të jetë mos e harroni tokën që ju lindi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...