Me 3 fëmijë autikë, familja jeton në kushte mesjetare: Nuk kanë

Shtëpi pa dyer dhe dritare, mure te mykura, frigorifer i boshatisur dhe fëmijë autikë që flejnë në tokë.Kjo është gjendja migjenjane e familjes Kaci që jeton në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.

5 anëtarë të kësaj familje jetojne në një shtëpi të rrënuar me qera, ndërsa të ardhurat e fëmijëve që trajtohen me ndihmë nga shteti shërbejnë për mbajtur frymën gjallë.

E zonja e shtëpisë, Roza Kaci tregon se familja e saj ka ndihmë për cdo gjë,duke nisur nga gjërat më iemdiate,ndaj lutja e saj është për ndihmë nga cdokush.

Tre fëmijët autikë,më i madhi 8 vjec,duket se krahas rriskut të zhvillimit,duhet të vuajnë pasojat e një varfëria që pak kush mund ta besojë pa e parë nga afër.

Roza tregon se për fëmijët e saj kontrollet kanë munguar thuajse gjithmonë pasi nuk ka pasur mundësi vizitash dhe terapish,ndaj të vegjëlit e saj janë vetëm nën përkujdesjen prindërore.

Familja Kaci dhe pse e vendosur në Lezhë prej një viti, ende ka pashaportizimin në bashkinë e Krujës, gjë e cila duket se ka ndikuar në mungesën e trajtimit mjekësor për fëmijët e sëmurë.

Martin Marku Fax News

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...