Largimi i rumunit riformaton mbrojtjen, Vllaznia ndryshon formacionin. Ja si do luhet në Kupë

Pas shumë ditësh stërvitje në kalçeto, ekipi i Vllaznisë i është kthyer stërvitjes në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në këtë rikthim të kuqebluve në ambient të hapur u prit që skuadra të zhvillonte edhe një përballje miqësore brenda grupit. Por, fakti që bora në fushën sportive nuk kishte shkrirë e gjitha, bëri që kjo përballje të mos zhvillohej.

Gjithsesi, stërvitja u zhvillua e plotë dhe tekniku Hasan Lika ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e tij. I vetmi që vijon të mungojë është rumuni i mbrojtjes, Dan Ignat.

Ai nuk është bashkuar akoma me ekipin. Lojtari kërkon që të dalë i lirë, por nga ana e vet klubi është i prerë që të mos e lejojë të luajë në asnjë skuadër tjetër pa dëmshpërblyer më parë klubin kuqeblu.

Vllaznia ndaj Ignat është treguar shumë korrekt dhe për më tepër këtë e ka pranuar edhe vetë lojtari. Mirëpo, për takimin ndaj Kamzës për Kupë tekniku ka formatuar skuadrën e tij pa e planifikuar qendërmbrojtësin që është drejt “divorcit” me shkodranët.

FORMACIONI – Dje nga sa është parë, tekniku ka ndërtuar formacionin që do të përballet në ndeshjen e parë të këtij viti. Tekniku pritet t’i kthehet skemës me katër në mbrojtje. Në portë Sherri do të vijojë të mbrojë katërkëndorin si gjithmonë. Në mbrojtje katërshja me Gocajn e Gurishtën në krah e dyshen Zeqja e Malota në qendër.

Në mesfushë do të jetë pesëshja e përbërë nga kapiteni Lika e Hajdari në krah, ndërsa Krymi e Tafili në qendër. Më pas do të jetë Zogaj më i tërhequr dhe në majë të sulmit i vetëm Xhunior. Ky pritet që të jetë edhe formacioni për përballjen e Kupës ndaj Kamzës.

NDESHJA – Takimi i Kupës që do të luhet të mërkurën në Shkodër ndaj Kamzës pritet të zhvillohet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Pavarësisht se në Shkodër prej dy ditësh bie shi i vazhdueshëm, kjo nuk ka bërë të mundur që fusha e stadiumit “Loro Boriçi” të lirohet nga dëbora. Në fushën e stadiumit është sërish e pranishme rreth 5 deri në 10 cm dëborë.

Me sa është diskutuar edhe dje në seancën stërvitore nga tekniku Lika, skuadra shkodrane po përgatitet edhe me idenë që përballjen me Kamzën mund ta luajë në fushën “Reshit Rusi”. Gjithsesi kjo duhet parë këto dy ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...