Vangjel Grabocka, plaku i mençur dhe i heshtur i ekranit

Lindi më 15 prill 1913 në fshatin Grabockë të Korçës por familja e tij u vendos në Korçë kur ai ishte i vogël. Pas aktivizimit në lëvizjen Teatrore Amatore të qytetit të lindjes, në vitet ’30, si këngëtar dhe si aktor, u përzgjodh nga regjisori Sokrat Mio për të luajtur rolin e doktor Shtokman në dramën “Arm.iku i Popullit” e Ibsenit, shfaqje që pati sukses të madh në vitin 1935.

Grabocka ishte ndër aktorët që themeluan Teatrit “A.Z. Çajupi” në Korçë, me 1950. Ai luajti në skenën e këtij Teatri shumë role, në 53 vjet karriere, me së shumti role karakteresh. Permendim rolet e tij në shfaqjet:

Rrënjë të thella (Sentori Lengton)
Makar Dubrava (Makar Dubrava)
Engjëjt e skëterrës (dr. Llokvud)
Këneta (Gjik Dolani)
Votra e huaj (Martini)

Me gjuhen e pus.hkes (xha Zeneli)
Koprraci (Anselmi)
Plum.bat e shkronjave (Marjani)
Lulja e kujtimit (Kristo)
Të pamposhturit (Avokat) etj.

Grabocka ka krijuar karaktere komike edhe në interpretimet e tij në shfaqjet e Estradës së Korçes, si dhe ka marre pjese si këngëtar në tri opereta, ndër to opereta e parë shqiptare “Agimi” e K. Konos, me 1953.

Një galeri të pasur rolesh të dyta, ka krijuar edhe në kinematografi, ku vecohen: Bamkë Qylollari të filmi “I teti ne bronz”, rolet e çobanit te “Perballimi” dhe “I treti”, kështu tek “Udha e shkronjave”, “Agimet e stines se madhe”,

“Nëntori i dytë”, “Kush v.des në këmbë” etj. Grabocka u nda nga jeta me 9 prill 2006. Ai mban titullin Artist i Merituar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...