21 JANARI/ NISIN HOMAZHET NË BULEVARD, PREZENT EDHE RAMA

323

Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e 4 protestuesve të opozitës që u vranë në 21 janar 2011 bënë homazhe sot në pllakatat e vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Kreu i qeverisë dhe të afërmit e viktimave si cdo vit marshuan në këmbë nga Kryeministria në drejtim të vendit ku tetë vite më parë u qëlluan

nga plumbat e Gardës së Republikës Ziver Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Homazheve sot u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.