KESHILLI I QARKUT SHKODER, NDIHME FINANCIARE BASHKIVE PER EMERGJENCAT

E mërkurë 16 Janar 2019

Këshilli i Qarkut mbledhje jashtë radhe për emergjencat

Këshilli i Qarkut Shkodër ka ndjek së afërmi dinamikën dhe problemet e emergjencave civile të krijuar nga situata aktuale e reshjeve të borës këto ditët e fundit (periudha janar 2019). Nga ana e bashkive të qarkut tonë është kërkuar mbështetje financiare dhe teknike nga Këshilli i Qarkut Shkodër,

për kalimin e kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar. Por problemi kryesor dhe më shqetësues për Qarkun tonë është bllokimi i rrugëve rurale duke vështirësuar mjaft gjendjen dhe jetesën e banorëve të zonave të thella malore.

Pra jemi para një terreni tepër i thyer malor ku rrugët janë në gjendje të rënduar e të pakalueshme në periudhë të rënies së reshjeve, sikurse akset rrugore: Ura e Mesit-Prekal-Mali; Shoshit-Theth; Tamarë–Vermosh dhe

Qafë Mali–Iballë, pasi këto akse janë edhe më problematikët në qarkun tonë. Duke Vlerësuar sa me sipër Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhje jashtë radhe miratoj një fond prej 1.300.000 lekësh nga buxheti i tij, për ndërhyrje në këtë situatë të jashtëzakonshme

emergjente, sipas nevojave të paraqitura nga 5 bashkitë e Qarkut, me të cilat do të lidhen akt-Marrëveshjet për bashkëpunim ndër-vendor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën...