OGERTA MANASTIRLIU VIZITË NË RRANXA BUSHAT

Ministrja e shendetsise Ogerta Manastirliu ka qene këtë të hënë ne Rranxa Bushat per te marre pjese ne inaugurimin e qendres shendetsore e cila u ofron shërbim rreth 4000 banorëve.

Pasi vizitoi tërë ambientet e qendres shendetesore ishte mjeku Fatmir Gorrila ai i cili i bëri një përshkrim sesi ka qënë më parë gjendja e kësaj qendre. Ndërkohë Manastirliun në këtë vizitë e pritën Prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja,

Astrit Beci nga drejtoria e shendetit publik si dhe kryetari bashkisë Vau Dejës Zef Hila. Në fjalën e tij si titullir i drejtoris së shëndetit publik në Shkodër Astrit Beci falenderoj ministren e shëndetesis.

Ndërkohë vetë ministrja Manastirliu tha se kjo qendër ka qënë pjesë e programit të 300 qendrave shëndetaësore për rehabilitimin e tyre në të gjithë vendin.

Në prononcimin e saj për mediat Manastrirliu tha se rreth 92 qendra shëndëtësore ne të gjithë vendin janë pasjisur me medikamente për të mundësuar shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve.

Ndërkohë e pyetur rreth mungesës së shërbimit shëndetësor në zonat e thella në Dukagjin Manastirliu u shpreh se në të gjitha zonat medikamentet nuk kanë munguar.

Pas qendrën shëndetësorë në Rranxa Bushat ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu drejtua qytetit të Vau të Dejës për të vizituar qendrën atje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Erdogan: Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën...