6 fakte interesante rreth Sali Berishës

Sali Berisha është politikan shqiptar që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992- 1997, dhe presidenti i parë i zgjedhur nga një parlament i dalur nga zgjedhjet të lira demokratike pas rënies së regjimit komunist.

Berisha qe edhe kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991 – 1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte rreth jetës së ish-presidentin dhe ish-kryeministrit shqiptar që ndoshta s’i keni ditur:

1.Berisha flet 5 gjuhë, atë angleze, frënge, italiane,ruse, gjermane dhe sigurisht gjuhën shqipe.

2.Noti është ndër sportet që ai e bën me qejf, madje ka një rekord personal 141 minuta, duke notuar pa asnjë ndalesë.

3.Për të lexuar e mësoi e motra Hajria, kur ishte 5 vjeç.

4.Ndër ushqimet më të pëlqyera të tij Berisha veçon mollën e Korçës, ku ai thekson se është më e mira në botë.

5.Ndër këngëtarët e preferuar të tij janë Beyonce, Rihhana, Rita Ora, Elita 5 etj.

6. Sali Berisha është kardiolog me profesion, si dhe njëri ndër më tësuksesshmit në këtë drejtim. Në vitet ’70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës.

Gjatë viteve 1980 – 1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berishën, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin.

Në vitin 2009 Universiteti i Prishtinës i dha Kryeministrit Berisha titullin ‘’Doctor Honoris Caus’’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...