Shkodrani që lindi në Pogradec, pena e të cilit shkëlqeu në gjithë Shqipërinë

Qysh në fillim të shekullit XX, shohim se në jug të Shqipërisë ka shumë familje të ardhura nga veriu. Në masë janë mirditorët në Sarandë apo veriorë të tjerë në Vlorë të cilët sot janë bashkuar me traditat, kulturën dhe dialektin e qytetit pritës thuajse plotësisht.

E vetmja gjë që i dallon është mbiemri, edhe ai jo në masë të madhe pasi martesat mes të ardhurve dhe pritësve kanë ndryshuar shumëçka.

Një degëzim i familjes së madhe shkodrane të Gurakuqëve qe vendosur në Pogradec e pinjolli i saj, ndoshta “i mbrami Gurakuq” qe poeti, kritiku, publicisti dhe studiuesi Mark Gurakuqi.

I lindur në vitin 1922, arsimin fillor e merr në Pogradec e më pas ndjek Normalen e Elbasanit. Duke parë talentin dhe aftësitë e tij, familjarët vendosin ta dërgojnë me studime jashtë, fillimisht në Firence e më pas në Sofje.

Kthehet në atdhe më 1950, ku menjëherë merr përsipër detyra në Ministrinë e Kulturës si dhe në redaksinë e gazetës “Bashkimi”. Në fund të viteve ’50, emërohet si pedagog i Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Histori – Filologjisë, pozicion që e mban deri në 1970 kur ndërron jetë.

Si shkrimtar, boton për herë të parë në vitin 1945 “Skica dhe tregime” çka i çeli udhë vëllimeve poetike “Kangë për jetën”, “Pranverë”, “Kangë për dashuninë”, “Në udhët e jetës” e të tjera.

Mënyra e të shkruarit ishte gegnisht, por redaktorët i kërkonin ta standardizonte gjuhën e për këtë, herë pas here gjejmë atë që njihet si “gjuhë e mushkut”. E gjithë vepra e tij do të botohej në një kolanë të vetme shumë vjet pas vde.kjes, pikërisht në vitin 1986.

Si kritik e publicist, qe thuajse i përditshëm në gazetat e kohës. Shkrimet e tij për Kadarenë, Agollin e Xoxën u kthyen në leksione se si shkruhej një kritikë letrare, ndonëse ajo nuk ndahej plotësisht nga letërsia.

Pra, duke qenë se Gurakuqi ishte poet i zoti, shohim se ai, herë pas here kritikës i jep nuancat e një proze poetike çka e bën më tërheqëse për lexuesin.

Libër studimor i Gurakuqit

Pena e tij letrare e kritike si dhe aftësia pedagogjike ndriçuan për vite me radhë mendimin letrar e kritik shqiptar dhe kompaktësuan karakterin shumëdimensional të Mark Gurakuqit që ndonëse puthi buzët e një liqeri, nuk harroi asnjëherë buzët e atij liqeni që i thanë se do të ishte poet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...