SHTATZËNA 41-VJEÇARE TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER, LIND FËMIJËN E TETË

Rozina Kurti, një grua 41-vjeçare nga Burreli shtatzënë me fëmijën e tetë, është transportuar me urgjencë në Tiranë me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë pas komplikacioneve shëndetësore.

Ajo ishte paraqitur mëngjesin e sotëm në maternitetin e Burrelit, por mjekët vendosën dërgimin e saj drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Siç duket edhe në këto pamje, kur kushtet e motit kanë qenë ekstreme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë prekur edhe Matit trashësia e të cilës arrin disa centimetra, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar me urgjencë një helikopter për të transportuar shtatzënën të cilës i rrezikohej jeta.

Rozina është bërë nënë e fëmijës së saj të tetë (pesë djem dhe tre vajza). Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manstirliu shkruan se gruaja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet fëmijën e saj të tetë.

Sipas ministres, gruaja dhe foshnja e porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare.

E paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.

Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të tetë. Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan Manastirliu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...