Hajrullah Lekaj, mesfushori luftarak i Vllaznisë së viteve ’60-’70

Kemi dëgjuar, lexuar e shkruar shumë për disa nga Vllazninë e viteve ’70, por ndoshta i kemi kushtuar më shumë rëndësi sesa duhet vetëm 4-5 emrave. Një kontribut në sukseset e atyre viteve kanë dhënë edhe futbollistë të tjerë, madje shumë të madh.

Njëri prej tyre ka qenë padyshim edhe Hajrullah Lekaj, mesfushori që për 11 sezone rresht nuk pushtoi së reshturi, luftuari e vrapuari në çdo fushë e stadium, për t’i dhënë suksesin Vllaznisë.

Hajrullah Lekaj njihet nga të gjithë si një nga pjestarët e një brezi të shkëlqyer futbollistësh të Vllaznisë së viteve ’60- ’70 teksa në rradhët e saj ka arritur të fitojë Kupën e Republikës në vitin 1965, titullin kampion dhe Kupën në vitin 1972, Kampionatin sërish në vitin 1974, trofe në të cilët ai ka patur një kontribut të jashtëzakonshëm.

Kaloi tek ekipi i parë në vitin 1962 kur sapo i kishte mbushur 19 vjeç dhe në fakt iu deshën një apo dy vite që të ambjentohet me skuadrën dhe kontigjentin tjetër të lojtarëve.

Në sezonin 1964-65 luan si titullar dhe kontribuon në fitoren e Kupës së Republikës nga Vllaznia.

Që nga ai moment dhe deri në fund të sezonit 1974-75 do të ishte gjithnjë në 11-shen e trajnerit Shaqiri duke luajtur në rolin e mesfushorit dhe duke u shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën. Hajrullah Lekaj do të mbahet mend gjatë nga sportdashësit shkodranë për mobilizimin shumë të madh që shfaqte në fushën e lojës.

Të gjithë e mbajnë mend Hajron, me atë trup të bëshëm dhe shumë të fortë nga ana fizike. Si futbollist ka qenë shumë energjik dhe me egon që e karaktetizonte, u bë shpejt pjesë e Vllaznisë edhe pse vinte nga Vraka. Ishte i fortë si askush tjetër, i guximshëm si asnjë futbollist tjetër.

Sulmuesit më të mirë shqiptarë, që nga më të mëdhenjtë si Pano me shokë e kishin të vështirë t’i shkëputeshin “darës” së Hajrullah Lekes. Hajroja, siç e thërrisnin të gjithë, ishte shpirti dhe zemra e një ekipi të madh si Vllaznia e asaj kohe, ku luanin edhe Bizi e R. Rragami.

Me thirrjen “Udrige”, Hajro merrte zemër dhe bashkë me të i gjithë ekipi. Hajrullah Lekaj do të mbahet mend për shpirtin luftarak. Gazetari i mirënjohur shkodran, i ndjeri Ramadan Bigza, në shkrimet e tij për këtë futbollist do të kujtonte një ndeshje në Durrës, kur shkruante:

“Gjatë një përplasje me kundërshtarin, ai u ça në vetull. Megjitë mjekimin që iu bë, gjaku nuk i pushonte. Trajneri kërkon që ta zëvendësojë por Hajro fshin gjakun që i shkonte çurk dhe futet sërish ë fushën e lojës. Ky ishte Hajrullah Leka, i cili nuk mori kurrë atë që meritonte megjithatë ai mbetet për sportdashësit e shumtë njeriu i vlerave të mëdha sportive e njerëzore.

Më 21 shtator të vitit 1975, përpara ndeshjes Vllaznia- Labinoti, në stadiumin “Vojo Kushi” do të zhvillohej ceremonia e lënies së futbollit për tre figura të njohura të futbollit shkodran ndër të cilët edhe Hajrullah Lekaj, ashtu si dhe Ramazan Rragami dhe Lekë Koçobashi.

Pas lënies së futbollit Lekaj nuk preferoi të merrej me trajnim megjithatë mbeti një figurë shumë e dashur dhe shumë popullore për të gjithë. U nda nga jeta më 7 janar të vitit 2015 në moshën 72 vjeçare por duke lënë pas një emër shumë të mirë.
Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...