Zëri i Amerikës: Gati FBI-ja shqiptare

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për anëtarët e Prokurorisë speciale, (SPAK) e cila së bashku me Gjykatën speciale do të

ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Prokuroria speciale do të përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët do të duhet të plotësojnë një sërë kriteresh strikte.

Përveç faktit që duhet të kenë një eksperiencë së paku 10 vjeçare dhe do të duhet të kalojnë procesin e rivlerësimit, prokurorët e SPAK-ut duhet gjithashtu të bien dakord që llogaritë e tyre bankare dhe komunikimet e tyre elektronike dhe telefonike,

t’i nënshtrohen kontrolleve periodike, pa qenë nevoja që të jepet më parë autorizim, siç ndodh në rastet normale.

Të njëjtës procedurë do të duhet t’i nënshtrohen dhe familjarët e afërt, fëmijët dhe bashkëshorti ose bashkëshortja, apo të tjerë që jetojnë me ta për një periudhë të caktuar kohe.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi sot të lerë një afat kohor, 30 ditor, për kandidatët që janë të interesuar për të qenë pjesë e Prokurorisë speciale.

Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...